Aktualitet

5 mln eurot e grabitjes në Rinas, shkak për 4 ekzekutimet në Durrës/ Zbardhet dëshmia e Klevis Allës: Viktimat kanë streh

4 Maj 2020, 07:31 Nga DOSJA
5 mln eurot e grabitjes në Rinas, shkak për 4 ekzekutimet në

TIRANË– Hetimet për 4 vrasjet e ndodhura në Durrës. Sipas hetuesëve të dosjes, shkak për të 4 ekzekturimet e ndodhura 2 muaj e fundit në zonën e Durrësit, janë bërë 5 milionë eurot e grabitura në Rinas, më 9 Prill të 2019. Ka qënë 22-vjeçari Klevis Alla, ai që ka “zbërthyer” grupin kriminal, due treguar edhe organizatën në të cilën bënte pjesë.

Nga hetimet e zhvilluara deri tani dhe sipas dëshmive të Klevis Allës, një prej të arrestuarve, katër vrasjet janë porositur nga i njëjti grup kriminal, i cili është duke kërkuar “pjesën” nga paratë e zhdukura të grabitjes në Rinas, ku mbeti i vrarë Admir Murataj.

22-vjeçari ka pranuar se ka marrë pjesë edhe vetë në ekzekutimet e kryera, në të paktë 4 prej tyre, duke dëshmuar në Polici se dy vëllezërit e vrarë pak javë më parë, Viktor dhe Besmir Haxhia kishin strehuar në banesë një nga autorët e grabitjes. Sipas tij, vëllezërit Haxhia ishin në dijeni për paratë që u grabitën në Rinas. Sipas dëshmisë së Allës, grupi kriminal i Shkozetit nuk kishte pasur konflikte me Viktor Haxhinë (një nga vëllezërit e vrarë) por ishte eliminuar për të mos lënë dëshmitarë. Ndërsa, Besmir Haxhia është ekzekutuar, pasi ishin konfliktuar me të për modifikimin e një makine të vjedhur.

Po kështu, Alla ka pranuar se morri urdhër, po nga ky grupi kriminal që për të ekzekutuar Avdinë dhe Shkozën, disa metra larg vendit ku u vranë dy vëllezërit. Një tjetër detaj nga dosja hetimore është se Altin Ndoci, edhe pse autori i vrasjes së tyre, ka marrë pjesë në varrimin dhe të 3-at e dy vëllezërve duke lënë 28 mijë lekë. I pyetur nga familjarët lidhur me identitetin e tij, Ndoci ka përdorur një identitet të rremë.

Vrasjet e lidhura njëra me tjetrën, u zbardhën nga tabulatet telefonike që kishin pasur autorët me viktimat. E gjitha pasi telefonat e dy vëllezërve nuk kishin pësuar asnjë dëmtim edhe pse mbi ta ishin qëlluar 55 gëzhoja. Një tjetër detaj që ka “fundosur” autorët është një pjesë xhami e ‘Toyota-s’ me xhama të zinj, që atentatorët përdorën gjatë vrasjes. Kjo e fundit u gjet në vendgjarje. Po kështu, makina është kapur edhe nga kamerat e sigurisë së një subjekti aty pranë. Pas mbledhjes së provave, dy të rinjtë u arrestuan pasditen e së enjtes nga Policia, njëri në Tiranë e tjetri në Durrës.

Ata akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia pranëparku i tregut të makinave në Durrësit. Ndërkohë që me eliminimin e tyre lidhet edhe ngjarja e dy marsit, për të cilën akuzohet Ndoci dhe i riu nga Durrësi. Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza, ishin duke  ecur në këmbë kur u qëlluan nga një makinë në ecje. Njëri prej tyre, Dorian Shkoza, ka qenë i dënuar me 8 vite burg për trafik droge dhe është liruar në vitin 2010.

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin ndoci besmira haxhia klevis alla viktor haxhia vrasje ne durres altin ndoci besmira haxhia klevis alla viktor haxhia vrasje ne durres

Sondazh

Poll