Aktualitet

Rikthehet trafiku në Tiranë/ Rrugët plot me makina, ja çfarë po ndodh në kryeqytet

4 Maj 2020, 06:42 Nga DOSJA
Rikthehet trafiku në Tiranë/ Rrugët plot me makina, ja

Tiranë- Ditën e sotme rrugët e Tiranës janë të mbushuara me njerëz dhe makina. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, në disa rrugë të Tiranës është rikthyer edhe trafiku. Pamjet e mëposhtme tregojnë trafikun e rënduar në zonën e Astirit në Tiranë.

Ndërkohë, qytetarët kanë nisur aktivitetin ditor, shumë prej tyre shkojnë në punë e shumë të tjerë bëjnë pazare. Jo të gjithë qytetarët janë të pajisur me maska dhe doreza, por kujdesen që të ruajnë distancimin fizik.

Foto nga kryeqyteti

Që prej ditës së sotme hyjnë në fuqi një sërë masash lehtësuese për COVID-19. Sot, 18 bashki i janë bashkuar zonave të gjelbra, të cilat janë  Tropoja, Rrogozhina, Peqini, Belshi, Cërriku, Gramshi, Ura Vjagurore, Kuçova, Berati, Poliçani, Skrapari, Devolli, Pusteci, Maliqi, Mallakastra, Kolonja, Vlora dhe Selenica. Po kështu, një tjetër lehtësim është dhe lëvizja me taksi në të gjithë vendin, ku mund të jenë 2 anëtarë të një familje gjatë udhëtimit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plani i masave per covid-19 plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll