Aktualitet

LIDHJA ME KLANIN MAFIOZ/ Shkatërrohet grupi i drogës në Catania, 25 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

4 Maj 2020, 07:22 Nga DOSJA
LIDHJA ME KLANIN MAFIOZ/ Shkatërrohet grupi i drogës në Catania,

KATANIA– Policia italiane ka goditur një grup kriminal, duke vënë në pranga 25 persona, nga të cilët vetëm 4 prej tyre kanë arritur që të përfitojnë “arrest shtëpie”.

Të arrestuarit, të cilët kishin marrëdhënie të mira gjithashtu me Cosa Nostran, trafikonin kokainë, marijuanë, hashash dhe bashkëpunonin me klanin mafioz “Santapaola-Ercolano”.

Operacioni ‘Këpucët’ do të çojë para drejtësisë, antarët e grupeve kriminale të zonës së Campanias, Lazios, Kalabrisë dhe Shqipërisë.

Ndërsa gjatë hetimeve u arrestuan 6 korrierë droge dhe u sekuestruan mbi 4 kilogramë kokainë, 52 kilogramë marijuanë dhe rreth 25 kilogramë hashash.

(k.m/doska.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne itali itali arrestohen shqiptaret ne itali itali

Sondazh

Poll