Aktualitet

“Jemi ende në gjysmën e rrugës”/ Lirimi i masave, mjeku Kalo kërkon kujdes nga qytetarët: COVID-19 ende s’e ka shfaqu

4 Maj 2020, 07:58 Nga DOSJA
“Jemi ende në gjysmën e rrugës”/ Lirimi i masave,

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një mesazh nga mjeku Tritan Kalo. Me Infektivin në sfond, mjeku Kalo ka bërë thirrje për kujdes edhe pas hapjes së masave pasi ende ka shumë rrugë para.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se COVID-19 ende nuk e ka shfaqur tablonë e plotë të problematikave që ka, ndaj të gjithë duhet të tregojnë mbrojnë veten dhe të tjerët.

Ju drejtohem nga Urgjenca e Infektivit këtu në QSUT, e përcaktuar si COVID-1. Ju drejtohem me thirrjen, që me hapjen e masave, të mos liberalizoni ose përkeqësobin shkallën e përkujdesjes ndaj vetes, sepse jemi ende në mos në gjysmën e rrugës dhe kemi ende sfida të tjera për t’u përballur në të ardhmen. Deri më tani kujdesi ndaj vetes, kujdesi ndaj të tjerëve, higjiena personale dhe kolektive, ushqyerja e shëndetshme, respektimi i rregullave, jo vetëm që nuk duhen nënvlerësuar, por duhen theksuar gjithnjë e mëtej, sepse COVID-19 ende nuk e ka shfaqur tablonë e plotë të problematikave që ka. Ju duam dhe ju respektojmë”, thekson mjeku Kalo.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se aktualisht në vendin tonë janë 795 të infektuar, janë shënuar 31 viktima dhe 531 qytetarë kanë fituar betejën me virusin. Një qytet me risk të ulët për transmetim të infeksionit, është Fieri, ndërsa Kruja ka numrin më të madh të pacientëve aktivë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu tritan kalo koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu tritan kalo

Sondazh

Poll