Aktualitet

Sot 18 bashki u futën në zonën e gjelbër, do rifillojnë shërimet taksi ndërqytetase, masat e reja lehtësuese

4 Maj 2020, 06:26 Nga DOSJA
Sot 18 bashki u futën në zonën e gjelbër, do rifillojnë

Shqipëri- Që prej ditës së sotme hyjnë në fuqi një sërë masash lehtësuese për COVID-19. Sot, 18 bashki i janë bashkuar zonave të gjelbra, të cilat janë  Tropoja, Rrogozhina, Peqini, Belshi, Cërriku, Gramshi, Ura Vjagurore, Kuçova, Berati, Poliçani, Skrapari, Devolli, Pusteci, Maliqi, Mallakastra, Kolonja, Vlora dhe Selenica.

Po kështu, një tjetër lehtësim është dhe lëvizja me taksi në të gjithë vendin, ku mund të jenë 2 anëtarë të një familje gjatë udhëtimit. Ndërsa, më 11 maj do të lejohen të vijojnë punën berberët dhe parukerët. Këto biznese do të ushtrojnë aktivitetin e tyre në fashën e orarit 05:00 e mëngjesit dhe deri në orën 17:30 të pasdites si dhe duhet të respektojnë një protokoll e sigurisë. Nga data 18 maj do hapen baret dhe restorantet që kanë ambient të jashtëm.

Pak ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dha edhe një lajm të mirë për emigrantët që duan të riatdhesohen, pasi duke filluar nga kjo javë nuk do detyrohen më të rrinë të izoluar në hotele për 14 ditë, por  karantinimi do të bëhet në banesat e tyre.

Sakaq, Edi Rama dje theksoi: “Do të ketë lehtësime të vazhdueshme në vijim, por mbetet meraku i madh i sjelljes individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë”.  Kreu i qeverisë ka theksuar se plani i lirimit të masave mund të ndryshojë, nëse dinamika e epidemisë ndryshon negativisht.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama plani i masave per covid-19 edi rama plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll