Aktualitet

795 të prekur nga COVID-19/ Harta zgjerohet në Krujë e Kurbin, Fieri me risk të ulët infeksioni

3 Maj 2020, 05:42 Nga DOSJA

Shqipëri- Ka shkuar në 795 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, ku gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 6 raste të reja.

Mësohet se harta është zgjeruar me 5 raste të reja në Krujë dhe në Kurbin, ndërsa Tirana ka shënuar sot vetëm 1 të infektuar. 

Ndërkohë numri i të shëruarve ka shkuar në 531 ose ndryshe 67% e të infektuarve, ndërsa 31 persona kanë humbur luftën ndaj koronavirusit. Një qytet me risk të ulët për transmetim të infeksionit, është Fieri, ndërsa Kruja ka numrin më të madh të pacientëve aktivë. 

Aktualisht në vendin tonë janë 233 pacientë aktivë me COVID19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.

Në në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Maj 2020, 18:00

TIRANË– Nëntetarja Zarife Hasanaj dhe majori Klodian Tanushi janë nderuar sot me një ceremoni përkujtimore në Letoni, një vit pasi ranë dëshmorë në krye të...