Aktualitet

2 Maj 2020, 18:00 Nga DOSJA

TIRANË– Nëntetarja Zarife Hasanaj dhe majori Klodian Tanushi janë nderuar sot me një ceremoni përkujtimore në Letoni, një vit pasi ranë dëshmorë në krye të detyrës.

Në një postim në rrjetet sociale në faqen zyrtare, Grupi i Betejës në Letoni, Nato, shihen se si efektivët e tjerë janë rreshtuar dhe kanë mbajtur qëndrimin në respekt të dy heronjve shqiptarë.

Një ceremoni është mbajtur sot në emër të Zarife Hasanajt dhe Klodian Tanushit. Nuk do ta harrojmë kurrë sakrificën tuaj,”- shkruhet krah fotove.

A ceremony was held today to remember OF-3 Klodian Tanushi and OR-5 Zarife Hasanaj. We will not forget their sacrifice. Photos by MCpl Alex Paquin, eFP BG Latvia

Gepostet von NATO enhanced Forward Presence Battle Group Latvia am Samstag, 2. Mai 2020

Një vit më parë, më datë 6 maj në kampin e NATO-s në Letoni gjatë një seancë stërvitore shpërtheu një minë.

Si pasojë e shpërthimit humbi jetën në vend nëntetarja Zarife Hasanaj dhe u plagos rëndë major Klodian Tanushi. I plagosur mbeti edhe nëntetari Julian Kapaj. Katër ditë më pas, humbi jetën edhmajor Tanushi, i cili nuk i mbijetoi dot plagëve të marrë. Dy ushtarakët e vrarë u nderuan me titullin “Dëshmor i Atdheut”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian tanushi zarife hasanaj klodian tanushi zarife hasanaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Maj 2020, 16:18

TIRANË– Kur themi që koronavirusi ka gjunjëzuar botën, duket se nuk ka nevojë për vendosjen e thonjëzave, pasi kjo është një e vërtetë tashmë. Pandem...

Aktualitet 2 Maj 2020, 15:30

Në Tiranë edhe vdekja ka frikë nga virusi

TIRANË -“Unë kujtova se do blije ndonjë lule, pa për të shitur mos pyet farë se nuk ka,”më tha Manushaqja duke nënqeshur. Gruaja e cila nuk është më shumë ...