Aktualitet

Dorëhiqet Mira Kazhani, pas masakrimit në rrjetet sociale, gazetarja heq dorë nga puna në UKT

2 Maj 2020, 18:35 Nga DOSJA
Dorëhiqet Mira Kazhani, pas masakrimit në rrjetet sociale, gazetarja

TIRANË– Gazetarja Mira Kazhani ka hequr dorë nga puna si specialiste pranë UKT-së. Newsbomb.al shkruan se gazetarja e ka marrë këtë vendim ditë ne sotme, disa orë pasi sqaroi edhe situatën e saj pranë institucionit publik.

Ndërkohë arsyet e dorëheqjes nuk bëhen ende me dije.

Dy ditë më parë  u publikua lajmi se gazetaret Mira Kazhani dhe Bieta Sulo ishin të punësuara në UKT. Vetëm pasditen e sotme erdhën reagimet e para zyrtare nga kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, i cili kërkoji edhe ndjesë për faktin që nuk kishte dhënë sqarime të mëparshme.

Gazetarja Mira Kazhani, me anë të një shkrimi të gjatë pranoi se është punësuar pranë UKT-së, teksa shkruante se nuk i del paga e saj si gazetare dhe se kjo është e vetmja arsye që e shtyn Mirën të bëjë 2 apo më shumë punë.

Bieta Sulo, nuk ka dhënë asnjë sqarim në lidhje me këtë situatë, por vetëm përshëndeti ndjekësit në rrjetet sociale.

E punësuar pranë UKT-së ka rezultuar edhe Elona Meço, por edhe nga ana e saj nuk ka pasur asnjë reagim. Kjo ngjarje u shoqërua me një bujë të madhe në rrjetet social dhe gazetaret nuk u kursyen aspak nga faqet e memeve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bieta sulo dorehiqet mira kazhani elona meco erion veliaj mira kazhani bieta sulo dorehiqet mira kazhani elona meco erion veliaj mira kazhani

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Maj 2020, 18:00

TIRANË– Nëntetarja Zarife Hasanaj dhe majori Klodian Tanushi janë nderuar sot me një ceremoni përkujtimore në Letoni, një vit pasi ranë dëshmorë në krye të...

Aktualitet 2 Maj 2020, 16:18

TIRANË– Kur themi që koronavirusi ka gjunjëzuar botën, duket se nuk ka nevojë për vendosjen e thonjëzave, pasi kjo është një e vërtetë tashmë. Pandem...