“Ku e gjen kohën të më komentojë..”/ Kalo i përgjigjet Beqjas: Mendoj për ata që vuajnë nga pushtetarët e p
2 Maj 2020, 21:03Nga DOSJA
TIRANË– Mjeku Tritan Kalo i është përgjigjur ish-ministrit Ilir Beqjas, i cili u shpreh se nuk e kutonte se ku e gjente mjeku Kalo kohën që ta ndiqte dhe atë në studio televizive dhe ta lexonte.
Në një reagim në Facebook, Kalo shkruan se e gjen kohën të mendojë dhe të shprehet për ata që vuajnë nga keqpërdorimi 30 vjeçar i pushtetarëve të pangopur.
“DUKE qënë në vijën e parë të sfidës ndaj Covid-19, DUHET ta dijë gjithkush se si profesionist dhe qënie sociale e ndërgjegjësuar, si një MANTELBARDHË i panjolltë, UNË e gjej edhe kohën të mendoj e të shprehem për ata/ato, që vuajnë nga keqpërdorimi 30 vjeçar i PUSHT-SHTETIT nga PUSHT-SHTETARËT duar-gjatë e të pangopur….Në “PROVOKACIJA” më 1 Maj 2020, me moderatorin e njohur Mustafa Nano….
Publiku në këto Kohë Covidiane e ka të domozdoshme të informohet e të mos “provokohet” nga gjithfarë diskutimesh e debatesh në TV, shtypin e shkruar apo në rrjetet sociale, të cilat janë shpesh jo të mirë-mbështetura mbi shumë fakte….HEDHJA në tregun informativ të shumë e shumë hipotezave, ende të pa mbështetura mbi fakte të qënësishme: 1- Epidemiologjike, 2- Virologjike, 3- Imunologjike, 4- Klinike dhe 5- Imazherike, mundet të mos ndihmojnë në nxjerrjen e të vërtetës së Fillim – Evolucionit të Pandemisë Sars-Cov2/Covid-19, jo vetëm në Shqipëri por edhe gjetkë….
KOHA dhe ANALIZIMI i çdo hapi të hedhur në këtë udhë të vështirë për të gjithë ne, do na bëjë të nxjerim jo pak mësime të vlefshme për sfida të ngjashme në të ardhmen….KONTRIBUTI i gjithkujt sado i vogël qoftë ai është mjaft i dobishëm….SHPRESOJ se gjithkush mundet të kujtojë kryeveprën e Nobelistit Gjerman Hajnrih Bellit:”Po ku ishe ti Adam”, ndaj edhe unë NUKU dua të kujtohem si “një Adam” pas disa muajsh, në periudhën POST-COVIDIANE e të mos japë kontributin tim në këtë sfidë ndaj kësaj “flame mbarëbotërore”….Bashkëkombasit e mi, VIJONI të BËNI shumë kujdes për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj nga INFEKSIONI Sars-Cov2/Covid-19….KA SOT më shumë se DJE edhe DRITË jeshile në fund të tynelit…NE së bashku do ia dalim me sukses në këtë SFIDË që bart emrin Covid-19!!!”- shkruan Kalo në Facebook, teksa ka bashkëngjitur edhe se çfarë ka thënë në daljen e tij televizive në “Provokacija”.
Pasditen e sotme, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, iu përgjigj mjekut infeksionist, Tritan Kalos, i cili doli kundër propozimit të Beqjas për uljen e pagave të punonjësve të administratës dhe pensioneve. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, Beqja tha me ironi se habitet se si një mjek, që është në vijën e parë të betejës, gjen kohë të shkruajë e komentojë për propozimin e tij.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një faqe që merret me gjetjen dhe dhënien e shtëpive me qira, ka ngritur një shqetësim në rrjetet sociale, pasi ka vënë re se për shkak të ç...
TIRANË– Gazetarja Mira Kazhani ka hequr dorë nga puna si specialiste pranë UKT-së. Newsbomb.al shkruan se gazetarja e ka marrë këtë vendim ditë ne so...
TIRANË– Pas 6 fundjavësh në shtetrrethim total 60 orësh, kjo është fundjava e parë me liri-dalje prej disa disa orësh. Fashat e orarit të liridaljes ...
TIRANË– Mënyra për të përfituar nga paketa e dytë ekonomike është lehtësuar. Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Anila Denaj ka publikuar një...
Aktualitet 2 Maj 2020, 18:00
TIRANË– Nëntetarja Zarife Hasanaj dhe majori Klodian Tanushi janë nderuar sot me një ceremoni përkujtimore në Letoni, një vit pasi ranë dëshmorë në krye të...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi ka ngritur akuza ndaj Policisë Vendore të Qarkut Dibër, në lidhje me arrestimin e 35-vje&c...
TIRANË– Greqia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje për punësimin sezonal të shtetasve shqiptarë në sektorin e bujqësisë në Greqi. Sipas informacione...
TIRANË– Sezoni turistik në vend do të hapet në masa të rrepta sigurie, për të shmangur përhapjen në mënyrë masive të koronavirusit. Dosja.al ju sjell draft...