Aktualitet

Sot liridalje për pensionistët dhe prindërit me fëmijë, nga e hëna e në vazhdim, nis lirimi i masave

3 Maj 2020, 05:36 Nga DOSJA
Sot liridalje për pensionistët dhe prindërit me fëmijë,

Shqipëri-  Shqipëria është ende në luftë me COVID-19, por sot të moshuarit kanë mundur të dalin nga banesat deri në orën 10:00 të paradites. Më pas, të drejtë për të qarkulluar kanë prindërit me fëmijë deri në moshën 14-vjeçare, nga ora 11:00-17:30.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga qyteti plot me qytetarë, duke u shprehur se ka ende shqetësim lidhur me sjelljen e disa individëve dhe përshtatjen e tyre me normalitetin e ri deri në shpikjen e vaksinës. 

Ndërkohë çdo gjë tjetër është mbyllur, e ndaluar është edhe lëvizja me mjete private. Nga e hëna do të fillojë lirimi i masave, me shtimin e 18 bashkive të tjera në zonat e gjelbra.

Të hënën tjetër, më 11 maj do të lejohen të vijojnë punën berberët, dentistët dhe parukerët, biznese që deri më tani ishin konsideruar si me risk të lartë për përhapjen e koronavirusit. 

Më pas, më 18 maj do të nisë hapja e barave dhe restorantëve, të cilët do të lejohen që të shërbejnë vetëm në ambientet e jashtëme. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi lirimi i masave te koronavirusit koronavirusi ne shqiperi lirimi i masave te koronavirusit

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Maj 2020, 18:00

TIRANË– Nëntetarja Zarife Hasanaj dhe majori Klodian Tanushi janë nderuar sot me një ceremoni përkujtimore në Letoni, një vit pasi ranë dëshmorë në krye të...