Aktualitet

Angjentët imobiliarë thirrje pronarëve: Ulni qiratë me 100 euro, ose shtëpitë do ju ngelen bosh

2 Maj 2020, 20:17 Nga DOSJA
Angjentët imobiliarë thirrje pronarëve: Ulni qiratë me 100

TIRANË– Një faqe që merret me gjetjen dhe dhënien e shtëpive me qira, ka ngritur një shqetësim në rrjetet sociale, pasi ka vënë re se për shkak të çmimit të lartë të qirave, askush nuk po interesohet më.

Në një status në rrjetet sociale, faqja “Jap-marr shtëpi me qira”, u bën thirrje pronarëve të shtëpive që të ulin qiratë e apartamenteve, në varësi të zonave nga 5000 lekë e deri në 100 euro, më pak seç kanë qenë më parë. Ndryshe apartamentet do të qëndrojnë bosh.

Statusi i plotë

Analizë…Shohim shumë apartamente bosh dhe qe janë gati për tu dhënë me qera. Sado reklam,marketing dhe mire te flasin agjensitë imobiliare për ato apartamente,sërish ato është shumë e vështirë për tu dhene… për shkak të çmimit të lartë të qeras dhe kërkesës së ulët për apartamente me qera. Edhe çiftet e reja që ishin ndarë nga familjet dhe jetonin me vete,janë rikthyer te prindërit e tyre për shkak se kanë ngelur pa punë ose nuk e përballojnë dot me qeran e shtëpisë… Në të tillë situat unë,agjenti imobiliar dhe specialisti i çmimeve të zonave te ndryshme të Tiranës propozoj që në zonat urbane(Lagje të shtrenjta) cmimi i qeras të ulet deri në 10.000 lekë të reja ose 100 Euro. Për shkak se mungon likuiditeti edhe të tjerë faktorë ekonomik afatgjatë që ndikojnë drejt për drejtë në ekonominë e familjeve shqiptare.

Kurse në zonat periferike (nuk e kam fjalën për qerat e shtëpive të lluksit) të ulet qeraja 5.000 lekë të reja ose 50 Euro. Vetëm atëherë do kemi 1 normalizim të kerkese-oferte të tregut të imobiliareve. Unë vetë personalisht nuk merrem me asnjë apartament që e shoh dhe e vlerësoj që është mbi çmimin e qeras se tregut se është humbje kohe dhe lodhje e kotë (edhe mbas shumë ditesh do jete bosh). Prandaj e mira eshte të ulni çmimin e qeras tani e tju gjejmë qera marrës se sa ta mbani apartamentin me atë çmim qeraje dhe ta mbani bosh për muaj me rradhë (3-6 muaj).Uroj ta lexoni se këto janë ato që unë kam vënë re në tregun e imobiliareve që me shume ka “rene ne sy” 2 muajt e fundit kur filloi “lufta”! Qofshi mire dhe mbrëmje të kendshme!

Prej më shumë se 40 ditësh, shqiptarët dhe e gjithë bota po përballen e luftën ndaj Covid-19. Vështiësia më e madhe që kanë hasur qytetarët është pagesa e qirasë së banesës, pasi duke qenë pa punë, likujdimi nuk ka sitë ndodhë. Edhe shtyrja, për shumë rej banorëve ka rezultuar të jetë akoma më e vështirë, sepse sjell thjesht akumulimin e borxhit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet qirate ne tirane tirane qirate ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Maj 2020, 18:00

TIRANË– Nëntetarja Zarife Hasanaj dhe majori Klodian Tanushi janë nderuar sot me një ceremoni përkujtimore në Letoni, një vit pasi ranë dëshmorë në krye të...