Aktualitet

“Është djali i policit, ka mbrojtje nga kupola”, Gjunkshi bën denoncimin e fortë për të shumëkërkuarin ndër

2 Maj 2020, 17:40 Nga DOSJA
“Është djali i policit, ka mbrojtje nga kupola”, Gjunkshi

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi ka ngritur akuza ndaj Policisë Vendore të Qarkut Dibër, në lidhje me arrestimin e 35-vjeçarit që një ditë më parë u vu në pranga, për llogari të drejtësisë italiane.

Në një status në rrjetet sociale, Gjunkshi shprehet se Besmir Alia, është djali i Qemal Vrenozit, efektiv policie në Dibër dhe se ka dy mbiemra.

Ish-deputeti i PD-së shprehet se prej muajsh, i riu qarkullonte lirshëm në Dibër dhe se askush nuk e vinte në pranga.

“Arrestohet djali i policit në detyrë! Ngjarja e një dite më parë në Dibër, ku u arrestua Besmir Vranezi nxori zbuluar policinë Vendore të Qarkut Dibër. 35 vjeçari Vranezi është djali i Policit Qemal Vranezi, me detyrë Përgjegjës i Postës së Policisë në Maqellarë. Edhe pse ishte prej disa muajsh në Dibër , Besmir Vranezi endej i lirë dhe i pa shqetësuar nga policia lokale, deri sa këta të fundit, u detyruan të ekzekutojnë urdhër arrestin e ardhur nga Prokuroria Italiane për “trafikim të lëndëve narkotike” dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale”. Fakti që Qemal Vranezi vazhdon punën shumë i qetë tregon se ai ka një super mbrojtje; Kush qëndron pas babait polic dhe të birit trafikant? Mbrojtja vjen nga kupola drejtuese e partisë socialiste në pushtet. Ata mendojnë dhe punojnë vetëm si ti shërbejnë padronëve të krimit të lidhur me politikën”, shkruan Gjunshki.

35-vjeçari u arrestua dje me qëllim ekstradimi në shtetin italian, pas një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata e Trentos në 1 shkurt të këtij viti.

Besmir Alia, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Trentos, Itali, më datë 01.02.2020, ka lëshuar urdhër arresti ndëkombëtar për kryerjen e veprave penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë Kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.Në këtë kuadër, shërbimet operacionale të DVP Dibër, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin policor, duke bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së një personi në kërkim ndërkombëtar.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besmir alia besmir vrenozi qemal vrenozi xhemal gjunkshi besmir alia besmir vrenozi qemal vrenozi xhemal gjunkshi

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Maj 2020, 16:18

TIRANË– Kur themi që koronavirusi ka gjunjëzuar botën, duket se nuk ka nevojë për vendosjen e thonjëzave, pasi kjo është një e vërtetë tashmë. Pandem...

Aktualitet 2 Maj 2020, 15:30

Në Tiranë edhe vdekja ka frikë nga virusi

TIRANË -“Unë kujtova se do blije ndonjë lule, pa për të shitur mos pyet farë se nuk ka,”më tha Manushaqja duke nënqeshur. Gruaja e cila nuk është më shumë ...