Aktualitet

E vetme dhe pa drita prej katër vitesh, 77-vjeçarja nga Berati kërkon ndihmë: T’i jetoj dhe këto ditë që më kanë

2 Maj 2020, 20:29 Nga DOSJA
E vetme dhe pa drita prej katër vitesh, 77-vjeçarja nga Berati

BERAT– Afërdita Keli është një nënë 77-vjeçare, e cila jeton e vetme dhe pa energji elektrike. Në videon që po shikoni, duket qartë se vendi ku jeton Keli, ka vetëm emrin shtëpi, pasi për nga kushtet nuk është aspak e tillë.

77-vjeçarja i bën thirrje qeverisë për ndihmë, pasi ka frikë se mos e zë shtëpia brenda.

E moshuara jeton në fshatin Bargullas të Çorovodës në Berat dhe banesa e saj është e çarë nga të gjitha anët. Edhe kur bie shi, Keli, me qiri në dorë rri zgjuar duke hequr ujin që i futet brenda.

Nuk kam asnjë të ardhur tjetër që t’i rregulloj shtëpitë me një pension fshati çfarë do bëj, do ushqehem, do blej ilaçet. Kam 4 vjet pa energji elektrike që mi kanë prerë. E vetme jetoj në këtë gjëndje skandaloze. Ju lutem i bëj thirrje qeverisë Kryeministrit ose dhe donatorëve nëse kanë mundësi të më ndihmojnë sado pak edhe këto ditë që më kanë ngelur për të jetuar,”– shprehet 77-vjeçarja.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet afërdita keli berat corovode afërdita keli berat corovode

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Maj 2020, 18:00

TIRANË– Nëntetarja Zarife Hasanaj dhe majori Klodian Tanushi janë nderuar sot me një ceremoni përkujtimore në Letoni, një vit pasi ranë dëshmorë në krye të...