Aktualitet

KQZ u jep mandatin 3 deputetëve të rinj, shkon në 20 numri i përfaqësuesve të ‘opozitës së re’

27 Mars 2019, 09:21 Nga DOSJA
KQZ u jep mandatin 3 deputetëve të rinj, shkon në 20 numri i

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë ditën e sotme mandatin e deputetit tre kandidatëve të rinj nga lista shumëemërore.

Ata janë: Adriatik Alimadhit, kryetar i Partisë Balli Kombëtar, pjesë e listës së PD-së; ish-kreut të PD-së së Peqinit, Arben Elezi dhe Ambra Borova nga radhët e LSI-së për Shkodrën.

Alimadhi do të zëvendërosjë deputetin demokrat Agron Shehaj, i cili la mandatin së bashku me kolegët e tjerë të opozitës, ndërsa Arben Elezi, do të vijë në vend të ish-kreut të grupit të PD-së, Edmond Spaho. Ndërsa Ambra Borova, pritet të zëvendësojë Agon Çelën nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Kandidatët që morën sot nga KQZ mandatin, pritet që të betohen në seancën e të enjtes në Kuvend duke e çuar në 20 numrin e deputetëve të “opozitës së re”.

Ditën e djeshme, deputeti i përjashtuar nga radhët e PD-së Myslim Murrizi, u shpreh se me ardhjen e deputetit nga Elezi numri i deputetëve nga radhët e demokratëve do të shkojë në 7 duke lënë kështu të hapur mundësinë për krijimin e një grupi të ri parlamentar. (Lexo këtu) 

Me betimin në Kuvend të 3 deputetëve të rinj, numri total i ligjvënësve në Parlamentin e Shqipërisë do të shkojë në 99.

Deputetët e opozitës së bashkuar kanë dorëzuar mandatet e tyre pasi sipas tyre Parlamenti ishte i kontrolluar nga krimi. Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka përjashtuar zgjedhjet e parakohshme, dhe ka ofruar vetëm dialog për opozitën.

“Opozita e Re”

PD
Myslim Murrizi
Rudina Hajdari
Ligoraq Karamelo
Alban Zeneli
Majlinda Halilaj
Lefter Maliqi
Lefter Koka
Adriatik Alimadhi (mori sot mandatin)
Arben Elezi (mori sot mandatin)

LSI
Enda Koçiraj
Nimet Musai
Ralf Gjoni
Ylli Shehi
Aurora Mara
Erdiola Braha
Edlira Hyseni
Enver Roshi
Edmond Rrushi
Elda Hoti
Ambra Borova (mori sot mandatin)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 3 deputetë të ri të kuvendit adriatik alimadhi ambra borova arben elezi kqz opozita e re 3 deputetë të ri të kuvendit adriatik alimadhi ambra borova arben elezi kqz opozita e re

Sondazh

Poll