Aktualitet

Emigrantët e paligjshëm dhe azilkërkuesit, Lleshaj takim me homologun Castaner: Franca na mbështet (VD)

27 Mars 2019, 10:30 Nga DOSJA
Emigrantët e paligjshëm dhe azilkërkuesit, Lleshaj takim me

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një vizitë zyratare në Francë. Në kuadër të kësaj viizte, Lleshaj është takuar edhe me homologun Christophe Castaner. Mësohet se në qendër të bisedës ka qenë bllokimi i emigracionit të paligjshëm, azilkërkuesit dhe lufta kundër krimit.

Më pas Lleshaj është shprehur se Franca e mbështet Shqipërinë në fazën e integrimit në Bashkimin Europian, pavarësisht se vitin e kaluar ishte një nga vendet skeptike në mbështetjen e vendit tonë.

Përfundova një vizitë shumë të rëndësishme në Francë. Me Ministrin e Brendshëm Christophe Castaner bëmë bilancin e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe piketuam hapa të tjerë të rëndësishëm për të ardhmen.

Mbështetja e Francës për integrimin europian të Shqipërisë, bllokimi i emigracionit të paligjshëm drejt Francës dhe lufta kundër krimit të organizuar janë fushat e bashkëpunimit të ardhshëm. Pres me kënaqësi vizitën e Castaner në Tiranë së shpejti,“- shkruan Lleshaj në një status në Twitter. 

2/2 France’s support for Albania’s European integration, the impediment of illegal immigration to France and the fight against organized crime are areas of future cooperation.
I look forward with pleasure minister Castaner’s visit to Tirana soon. ???? ?? pic.twitter.com/a64dHYrU51

— Sandër Lleshaj (@SanderLleshaj) March 27, 2019

Shqipëria pret një dritë jeshilE këtë qershor në lidhje me hapjen e negociatave për integrimin në BE.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet be christophe castaner lleshaj ne france sander lleshaj shqiperi be christophe castaner lleshaj ne france sander lleshaj shqiperi

Sondazh

Poll