Aktualitet

Zbulohet emri i ekzekutorit të Jurgen Kurtit, i akuzuari kryesor Klodian Bane

27 Mars 2019, 10:34 Nga DOSJA
Zbulohet emri i ekzekutorit të Jurgen Kurtit, i akuzuari kryesor Klodian

TIRANËDosja.al ka mësuar se personi që e ka qëlluar për vdekje Jurgen Kurtin është shtetasi Klodian Bane. Bane u shpall në kërkim nga policia një ditë më parë teksa autoritetet vunë në pranga 3 persona, të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e ndodhur mbrëmjen e 18 marsit.

Elsi Levendi, 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë, Alesio Berberi, 33 vjeç lindur në Patos, Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos, u arrestuan një ditë më parë dhe kanë rrëfyer para autoriteteve se e kanë vrarë 26-vjeçarin e njohur si “menaxheri I VIP-ave”.

Dosja.al mëson se ata kanë treguar edhe mënyrën se si e kanë ndjekur 26-vjeçarin për dy javë dhe më pas e kanë ekzekutuar për 30 mijë euro.

[sgallery url=”https://dosja.al/vrasja-e-jurgen-kurtit-gjykata-le-ne-burg-tre-te-arrestuarit-2/”]

Si u kordinuan autorët për vrasjen?

Pranë banesës së Kurtit dhe personi që e ndiqte në këmbë ka qenë 21-vjeçari, Elsi Levendi. Edhe momentin e vrasjes 21-vjeçari ka qenë i pranishëm në zonë dhe dyshohet se ai ka njoftuar ekzekutorët për mbërritjen e Kurtit pranë pallatit.

Pasi autorët kryen krimin ata janë larguar nga vendngjarja me një makinë   tip “Benz” ngjyrë gri, që është në pronësi të personit të shpallur në kërkim, identieti i të cilit ende nuk dihet. Makina drejtohej nga personi i shpallur në kërkim dhe  rezulton me dokumentacion të rregullt e regjistruar në Fier.

Për të shkuar tek të arrestuarit policia ka grumbulluar mbi 50 kamera sigurie nga liqeni deri tek ‘Pallati me Shigjeta’, nga ku ka zbuluar 4 të rinjtë dhe lidhja mes tyre.

Jurgen Kurti, i njohur si menaxheri i VIP-ave, (Lexo këtu) u vra pranë shtëpisë së tij në afërsi të stadiumit “Selman Stermasi”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet jurgen kurti klodian bane vrasja e jurgen kurtit jurgen kurti klodian bane vrasja e jurgen kurtit

Sondazh

Poll