Aktualitet

650 mijë $ për lobim/ “Mother Jones”: Basha nën hetim nga Prokuroria për shkelje të ligjit

27 Mars 2019, 08:42 Nga DOSJA
650 mijë $ për lobim/ “Mother Jones”: Basha nën hetim

SHBA- Media amerikane “Mother Jones”,  ka komentuar thirrjen në Prokurori të kreut të PD, Lulzim Basha. Në artikull, revista thekson se kreu i PD, Basha tashmë është nën hetim edhe për shkelje të ligjit në Shqipëri, në lidhje me financimet në PD. Ndërkohë sipas kësaj medie,  dy hetime paralele janë ende aktive në SHBA dhe Skoci, në lidhje me dyshimin se paratë e paguara për lobim vijnë nga një kompani-guaskë me pronarë rusë.

Prokurorët shqiptarë gjithashtu thonë se kanë marrë letra nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara dhe Skocia, pasi kanë kërkuar informacion mbi tarifat e paguara nga “Biniatta Trade”,  një firmë lobimi e drejtuar nga Nick Muzin.Lajmet shqiptare, duke cituar burime në zyrën e prokurorëve shqiptarë, raportuan se letrat vinin nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Prokurorët thonë se dyshojnë se partia e Bashës shkeli ligjet e vendit pasi nuk deklaroi 650,000 dollarë në shpenzimet e fushatës që i kishte paguar Nick Muzin në vitin 2017″.

Më tej, në shkrimin e “Mother Jones,”  thuhet  se hetimet nuk kanë arritur të vërtetojnë ndonjë përfshirje të qeverisë ruse në lidhje me pagesat.  Kjo media thekson se  ky financim i PD nga “Biniatta” erdhi pikërisht në momentin kur Basha nisi të përdorte një retorikë të fortë nacionaliste, anti-Europiane, të ngjashme me atë që Rusia është përpjekur të imponojë në vende të tjera të Ballkanit.

“Hetimi çoi në dyshim të ligjshëm bazuar në provën se ekziston një dallim thelbësor midis deklaratave zyrtare të shpenzimeve nga Partia Demokratike dhe shpenzimeve reale që kanë ndodhur,” tha zyra e prokurorisë në një deklaratë të lëshuar të hënën. Letrat nga SHBA dhe Skocia tregojnë se PDSH “nuk ka bërë asnjë deklaratë për këto pagesa, në kundërshtim me ligjin”, thanë prokurorët shqiptarë.

Në lidhje me këto hetime kreu i PD-së Lulzim Basha ishte në Prokurori pak ditë më parë për t’u pyetur, në lidhje me kontratat e lobimit në SHBA, ku dyshohet se PD ka paguar 650.000 dollarë dhe ka pasur lidhje me biznesmenë rusë.

Basha në një deklaratë për mediat i bëri thirrje Prokurorisë që të bëjë publike përgjigjet e ardhura nga SHBA dhe Britania, pasi sipas tij, asnjë nga zyrtarët e PD nuk ka thyer asnjë ligj. (lexo këtu)

Burimi: Mother Jones

J.V/Dosja.al 

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 650 mijë $ për lobim basha nën hetim nga prokuroria lobimi ne shba lulzim basha mother jones 650 mijë $ për lobim basha nën hetim nga prokuroria lobimi ne shba lulzim basha mother jones

Sondazh

Poll