Aktualitet

Vendimi i gjykatës për Tahiri, Kokëdhima: Të hetohet Rama, ka udhëhequr kartelin e drogës

27 Mars 2019, 09:48 Nga DOSJA
Vendimi i gjykatës për Tahiri, Kokëdhima: Të hetohet Rama,

TIRANË- Pas vendimit të gjykatës për të kaluar për gjykim dosjen volumioze kundë ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, (Lexo këtu) ka reaguar edhe kryetari i partisë ZGJIDHJA, një herësh ish-deputet i PS-së, Koço Kokëdhima.

Me anë të një deklarate për mediet, Kokëdhima shprehet se ZGJIDHJA ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama prej 3 vitesh, pasi sipas saj ky i fundit ndërhyn personalisht dhe bën presion mbi çdo gjykatës e prokuror. Po ashtu në reagim thuhet se Rama duhet të hetohet.

Reagimi i kryetarit të partisë ZGJIDHJA për vendimin e gjykatës ndaj Saimir Tahirit

Rama ishte president i kartelit të drogës

Koço Kokëdhima

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dje që dosja voluminoze e prokurorisë kundër ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të kalojë për gjykim.
Prej tre vitesh ZGJIDHJA ka kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, sepse ai është modeli i kryeministrit që ndërhyn personalisht dhe bën presion mbi çdo gjykatës e prokuror. Ai duhet të hetohet sepse ka udhëhequr kartelin e drogës, bashkë me Tahirin.

Lexojeni intervistën time të dy viteve më parë, më 27 tetor 2017, në ‘Ora News’: ‘Sa i takon çështjes Tahiri dua të them vetëm dy fjalë sepse nuk e konsideroj një gjë aq të përshtatshme sa gjithë debati politik në Shqipëri nga mëngjesi deri në mbrëmje kudo është vetëm historia e Tahirit. Arrestohet, nuk arrestohet Tahiri. E kam deklaruar dhe më parë, Tahiri është vetëm një pjesëz e këtij aktiviteti kriminal. Qeveria ishte ajo që organizoi kartelin e drogës në Shqipëri dhe kanabizimin e saj.Rama është presidenti i këtij karteli, Tahiri është CEO i këtij karteli dhe zyrtarët e tjerë të lartë dhe Drejtorët e policisë janë bordi drejtues i këtij karteli. Shefat e policisë dhe ata funksionarët e ulët dhe ata zyrtarët e tjerë të policisë të ulët janë hamejtë, rojet e këtyre drogmenëve që merren me këtë punë. Shqipëria ka shumë çështje për të diskutuar. Këto tani janë futur në rrugën e gjykimit të drejtësisë dhe besoj se është një çështje që drejtësia do ta çojë përpara. Politikisht për mua Rama dhe qeveria e tij kanë marrë fund, kanë falimentuar, janë totalisht përgjegjëse për gjithë këtë aferë të ndyrë që shkatërroi deri në fund imazhin e shtetit shqiptar dhe emrin e shtetit shqiptar. ZGJIDHJA nuk ka asnjë surprizë, i kemi denoncuar të gjitha me kohë ashtu siç denoncuam se paratë e drogës do të përfundonin në blerjen e zgjedhjeve bashkë me mafiozët e drogës që do të ishin sipërmarrës edhe në fushatën elektorale të 25 qershorit. Prandaj ftuam partitë të mos shkonin pas planit të Ramës, ftuam popullin të bojkotonte zgjedhjet e 25 qershorit’.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, akuzohet për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kirminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

Në maj të vitit 2018 Tahiri dorëzoi dhe mandatin e deputetit dhe u vu në dispozicion të drejtësisë. Pas kësaj organi i akuzës kërkoi sërish arrestimin e tij, por Gjykata vendosi që ta linte vetëm në masën “arrest shtëpie”. Prokuroria ka kërkuar disa herë arrestimin e tij, por Gjykata nuk ka pranuar pasi nuk ka qenë e bindur nga provat e dorëzuara.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koço kokëdhima rama udhëheq kartelin e drogës saimir tahiri tahiri i pandehur edi rama koço kokëdhima rama udhëheq kartelin e drogës saimir tahiri tahiri i pandehur

Sondazh

Poll