Bota

Mjeku britanik jep paralajmrimin e FORTË: Covid-19 do të kthehet në sezonin e dimrit, është më i rrezikshëm

2 Maj 2020, 13:16 Nga DOSJA
Mjeku britanik jep paralajmrimin e FORTË: Covid-19 do të kthehet

BRITANI– Mjeku britanik, Chris Whitty, ka paraljmruar se do të ketë një valë të dytë të koronavirusit, gjatë stinës së dimrit, e cila mund të jetë më e rëndë dhe mund të përhapet më shpejt sesa vala e parë.

Ai tha vendet që kanë lehtesuar masar duhet të bëjnë shumë kujdes pasi pandemia duhet mbajtur në kontroll edhe për muajt e ardhshëm pasi mund të jetë më e rrezikshme.
Po ashtu ai ka kundërshtuar kryeministrin e Britanisë Boris Johnson, i cili në nje konferencë për shtyp ka thënë se vendi ka kaluar ‘kulmin’ e pandemisë.

Gjithashtu ai shprehet  se niveli i riprodhimit të virusit që njihet si R, duhet të mbahet poshtë njëshit, që do të thotë se çdo i infektuar nuk duhet që të infektojë mesatarisht më shumë se një person tjetër, ose situata do të rendohet.

“Duhet të sigurohemi që R-ja të mos shkojë më lart se një, në të kundërt do goditemi shumë me keq me një valë të dytë. Covid-189 na ka shtruar një rrugë shumë të gjatë dhe zhdukja teknikisht duket e pamundur’, thotë profesor Whitty.

Ai shton se ka shumë të panjohura për këtë virus, përfshirë edhe çështjen nëse është sezonal apo jo.

“Ne nuk e dimë akoma, është shumë herët. Mund të ketë ndonjë element sezonal për këtë virus që ne nuk e dimë ende. Nëse po, siç ndodh me shumicën e viruseve që prek frymëmarrjen, ka gjasë të transmetohet, dhe kjo me gjasë do ndodhë prapë në dimër! Dimri është më keq se vera, pranvera dhe vjeshta sa i përket viruseve dhe ne duhet të mendojmë për këtë se dimri nuk është larg. Nëse ruajmë masat e distancimit social, ka të ngjarë të shohim efekte pozitive edhe në dimër, mund të kemi më pak raste edhe gripi dhe viruse të tjera të transmetueshme’.- ka thënë ai.

Burimi: The Telegraph

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota chris whitty koronavirusi ne britani chris whitty koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll

Bota 2 Maj 2020, 12:47

Bisedë mes miqsh në kohë Karantine

KANADA- Në muajt e fundit tema më e diskutuar për të cilën jemi të interesuar për të mësuar sa më shumë informacion është Covid-19 dhe format më të mira të mbro...