Bota

Albin Kurti “cakton” edhe datën e zgjedhjeve: Të mbahen më 14 qershor

2 Maj 2020, 12:49 Nga DOSJA
Albin Kurti “cakton” edhe datën e zgjedhjeve: Të mbahen

Kosovë- Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar zgjedhje të reja. Gjatë një takimi online me qendra e VV-së ai ka propozuar që më 14 qershor të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti ka theksuar në fjalën e ti se zgjedhje kërkon edhe PDK-ja në Kosovë.

Njoftimi i plotë i VV-së:

Sot u mbajt mbledhja me qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në të cilën morën pjesë kryetari i Lëvizjes, z. Albin Kurti, njëherit edhe kryeministër, sekretarja organizative, znj. Vlora Haxhimehmedi dhe koordinatori i qendrave, z. Valon Hoti. Kryeministri Kurti nga zyret e Lëvizjes foli mbi prioritetin e punës së tij gjatë kësaj kohe, që është ai i menaxhimit me pandeminë COVID-19. Masat e reja të ndërmarra kanë pasur efektin e tyre çka ka ndikuar në uljen e trendit të të infektuarve e rritjen e numrit të të shëruarve. Me masat e qeverisë e këshillat e profesionistëve shëndetësor, por edhe me më të rëndësishmen displinën e bashkëpunimin qytetar shumë shpejt do ta mposhtim virusin. Në mbledhje u theksuan edhe punët të tjera duke filluar nga çlirimi i bordeve e menaxhmenteve të ndërmarrjeve publike deri te denoncimi i gjetjeve të shumta që kanë ngulfatur këto ndërmarrje nga njerëz të pushtetit të vjetër.

Duke folur mbi zhvillimet e fundit, sa i përket përpjekjeve antikushtetuese, jolegjitime dhe ilegale të Klubit të Stërvjetëruar Politik, kryeministri Kurti potencoi: “Pas LVV, tash edhe PDK u shpreh për zgjedhje të reja në Kosovë. Dihet se qeverinë e re të synuar nga Presidenti nuk e përkrah as Kryeparlamentarja si dhe disa deputetë të tjerë. Ky është një argument shtesë që veçse në zgjedhje duhet të shkojmë. Ndërkohë, masat ndaj pandemisë COVID-19 po zbuten ca. Neve si LVV do të na konvenonte e diela e 14 qershorit 2020 për zgjedhje, sepse tubimin e madh përmbyllës do ta mbanim të premten me 12 qershor, pra duke e festuar njëkohësisht 15 vjetorin e themelimit të VETËVENDOSJE!-s”.

Pas pikës politike, mbledhja vazhdoi me çështjet organizative dhe formën se si do të kryej veprimin e saj organizata jonë në këtë kohë pandemie. Zyret tona janë hapur sërish, puna dhe aktivitetet intensifikohen.

Një ditë më parë Gjykata Kushtetuese në Kosovë mori vendimin që të pezullojë përkohësisht dekretin e Presidentit Hashim Thaçi, që mandatonte Abdullah Hotin si kryeministër të ri. Në një vendim theksohet sedekreti i Thaçit, pezullohet përkohësisht dhe votimi i qeverisë së re nuk mund të bëhet para datës 29 maj.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti qeveria e re ne kosove albin kurti qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 2 Maj 2020, 12:47

Bisedë mes miqsh në kohë Karantine

KANADA- Në muajt e fundit tema më e diskutuar për të cilën jemi të interesuar për të mësuar sa më shumë informacion është Covid-19 dhe format më të mira të mbro...