Bota

Covid-19 në Greqi/ Humbin jetën edhe 3 persona, shkon në 143 numri i viktimave dhe në 2,612 i të infektuarve

2 Maj 2020, 13:02 Nga DOSJA
Covid-19 në Greqi/ Humbin jetën edhe 3 persona, shkon në 143

GREQI- 3 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 gjatë 24-orëve të fundit në Greqi dhe numri total i viktimave ka shkuar në 143.

Mësohet se viktima e fundit ishte 83-vjeçar, i cili po kurohej në NIMTS. Ndërkohë autoritetet shëndetesore kanë bërë me dije se numri i të infektuarve nga sëmundja vdekjeprurëse e koronavirusit ka shkuar në 2,612.

Në rang global janë shënuar 3,342,375 të infektuar, 235,965 viktima dhe 1,057,597 të shëruar. Virusi po‘bën kërdinë’ në Brazil, 1807 të infektuar gjatë orëve të fundit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 64,448 qytetarë dhe janë infektuar 1,103,721 të tjerë. Në Kinë situata paraqitet më e qetë. Në Itali deri më tani janë shënuar 28.236 viktima dhe në Spanjë kanë humbur jetën 24,824 qytetarë. Numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Francë, ku aktualisht numërohen 24,376 të vdekur.

Burimi: TA NEA

(a.k/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni covid-19 greqi koronavirusi në greqi covid-19 greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll

Bota 2 Maj 2020, 12:47

Bisedë mes miqsh në kohë Karantine

KANADA- Në muajt e fundit tema më e diskutuar për të cilën jemi të interesuar për të mësuar sa më shumë informacion është Covid-19 dhe format më të mira të mbro...