Bota

Qeveria italiane bllokon pushimet dhe për 3 muajt e ardhshëm. Rriten pagat për punëtorët dhe shtohen fondet për familjet

2 Maj 2020, 13:09 Nga DOSJA
Qeveria italiane bllokon pushimet dhe për 3 muajt e ardhshëm. Rriten

ITALI– Qeveria Italiane, ditën e sotme, ka njoftuar se pushimet nga puna do të bllokohen edhe 3 muajt e ardhëshëm për shkak të Covid-19.

Sipas mediave vendase, pagesa për punëtorët e vetëpunësuar do të rritet deri në 1,000 euro për muajin maj. Po ashtu do të ketë bonuse nga 400 deri në 600 euro për punëtorët vendas për muajin maj dhe prill. Këto janë disa nga çështjet e përfshira në dekretin e prillit që do të miratohen në ditët e ardhshme nga Këshilli i Ministrave.

Dekreti i cili pritet  të miratohet vendos më shumë fonde për familjet. Ndërkohë, pagesa për dadot rritet nga 600 € në 1,200 €, ndërsa për punonjësit e shëndetësisë mjekët dhe infermierët do rritet në 2,000 €. Po ashtu prindërit të cilët kanë fëmijët dëri në 12 vjeç , ditët e pushimit do t’u paguhen me 50%

Deri më tani bëhet me dije se janë ndarë 20 miliardë euro për punëtorët dhe amortizatorët socialë të cilët janë të përfshirë ne dekretin  ‘Cura Italia’. Ndër të tjera, Dekreti i Prillit parashikon që përfituesit e sigurimeve shoqërore (Naspi, papunësia dhe të ardhurat e shtetësisë) mund të punojnë në fushën e bujqësisë për një maksimum prej 30 ditësh të rinovueshme për 30 të tjera, pa humbur përfitimet.

Burimi; Corriere.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 2 Maj 2020, 12:47

Bisedë mes miqsh në kohë Karantine

KANADA- Në muajt e fundit tema më e diskutuar për të cilën jemi të interesuar për të mësuar sa më shumë informacion është Covid-19 dhe format më të mira të mbro...