Bota

Pas krimit makabër ku humbën jetën 22 persona, Kanadaja merr vendimin për armët e zjarrit, Terdau: Nuk do të përdoren më

2 Maj 2020, 09:49 Nga DOSJA
Pas krimit makabër ku humbën jetën 22 persona, Kanadaja merr

KANADA– Ditën e sotme Kanadaja ka njoftuar ndalimin e mbajtjes së armëve të sulmit pas masakrës qëe ndodhi javën e kaluar ku mbetën 22 të vrarë. Këtë njoftim e ka dhënë kryeministri Justin Trudeau, i cili tha se në Kanada nuk ka vend për armë të tilla.

 “Këto armë janë krijuar për një qëllim të vetëm, të vrasin sa më shumë njerëz, në një kohë sa më të shkurtër të mundshme. Në Kanada nuk ka më vend dhe përdorim për armë të tilla. Menjëherë, nuk është më e lejuar të blihen, shiten, importohen apo përdoren armë ushtarake sulmi në këtë vend”.- tha ai.

Pas sulmit të tmerrshëm në rajonin Nova Scotia, Trudeau tha se qeveria e tij do të punojë për kufizimin e armëve, dhe se plani ishte shtyrë  për shkak të oandemisë së koronavirusit.

Në fillim të javës policia në Nova Scotia tha se sulmuesi Gabriel Ëortman, ishte armatosur me dy automatikë dhe disa pistoleta automatike. Gjatë rreth 14 orëve ai vrau 22 njerëz në një komunitet te vogël.

Mediat e huaja janë shprehur se Kanadaja është vendi me zotërimin më të madh të armëve pas SHBA, me rreth 34.7 armë zjarri për çdo 100 njerëz. Në SHBA ka rreth 120 armë për çdo 100 njerëz.

Burimi:nytimes.

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota justin trudeau kanada justin trudeau kanada

Sondazh

Poll