Bota

FDA autorizon ilaçin kundër Ebolës për trajnimin e pacientëve me COVID-19, ekspertët:  Nuk është ‘plumbi magjik’

2 Maj 2020, 10:40 Nga DOSJA
FDA autorizon ilaçin kundër Ebolës për trajnimin e

SHBA- Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka dhënë autorizimin për përdorimin e ilaçit kundër Ebolës, “Remdesivir” për trajtimin e koronavirusit. Sipasmediave të huaja ky ilaçi mund të përdoret për njerëzit me Covid-19 që janë në gjendje të rëndë.

Ky autorizim është dhënë pas një prove klinike, ku tregoi se ilaçi ndihmoi që njerëzit që ishin në gjendje kritike për jetën të shëroheshin më shpejt.

Por autorizimi me urgjencë nga FDA nuk është i njëjtë me aprovimin zyrtar, i cili kërkon një nivel më të lartë shqyrtimi. Ekspertët kanë paralajmëruar gjithashtu se ilaçi, i cili u krijua fillimisht për të trajtuar Ebolën dhe prodhohet nga një kompani farmaceutike ‘Gilead’ nuk duhet të shihet si një “plumb magjik” për shërimin e  koronavirusit.

Gjatë një takimi me Presidentin amerikan Donald Trump, në Zyrën Oval, Shefi Ekzekutiv i “Galeadi’, Daniel O’Day, tha se autorizimi i FDA ishte një hap i rëndësishëm dhe se kompania do të dhurojë 1.5 milion shishe  të vogla të ilaçit.

Burimi:dailymail.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota daniel o'day koronavirusi ne bote shba daniel o'day koronavirusi ne bote shba

Sondazh

Poll