Bota

“Nuk janë të mbrojtur” Organizata PEC: 55 gazetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 në 23 shtete

2 Maj 2020, 09:28 Nga DOSJA
“Nuk janë të mbrojtur” Organizata PEC: 55 gazetarë

ZVICËR-Organizata zvicerane PEC (Press Emblem Campaign), ka njoftuar se në të gjithë botën gjatë dy muajve të fundit kanë humbur jetën nga koronavirusi 55 gazetarë në 23 shtete. Organizata për humbjen e tyre ka kritikuar pronarët e mediave pasi  sipas tyre gazetarët nuk kanë pasur mbrojte të mjaftueshme gjatë kohës kur kanë qenë duke raportuar për Covid-19.

Më 3 maj në Ditën  Botërore së Lirisë së Shtypit, kjo organizatë joqeveritare paralajmëroi se shumë gazetarë po rrezikojnë veten duke punuar që të mbulojnë krizën e COVID-19, madje disa edhe janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse të koronavirusit.

“Gazetarët janë në rrezik të konsiderueshëm në këtë krizë, sepse ata duhet të vazhdojnë të informojnë, duke shkuar në spitale, duke intervistuar mjekë, infermierë, politikanë, specialistë, shkencëtarë, pacientë. Në vende të ndryshme nuk u zbatuan masat e nevojshme mbrojtëse, distancimi, mbajtja e maskave, masat higjienike, karantina, veçanërisht në fillim të epidemisë”- tha PEC.

Sipas PEC vendi më i prekur ku kanë humbur jetën 9 gazetarë është Ekuadori i ndjekur nga SHBA-ja me tetë, Brazili me katër, pastaj Britania e Madhe dhe Spanja me tre.

Burimi:voanews.

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote zvicer koronavirusi ne bote zvicer

Sondazh

Poll