Bota

Koronavirusi prek dy herë një njeri? Studiuesit në Korenë e Jugut e mohojnë: Nuk është e mundur

1 Maj 2020, 21:01 Nga DOSJA
Koronavirusi prek dy herë një njeri? Studiuesit në Korenë e

KOREJA E JUGUT- Shkencëtarët në Korenë e Jugut kanë dhënë lajmin se pacientët me koronavirus nuk mund të infektohen për së dyti. Sipas tyre, është thjesht e pamundur që Covid-19 të riaktivizohet në trupat njerëzorë.

Në vend u ngritën shqetësime, pasi 277 persona besohej se ishin sëmurë për herë të dytë nga pandemia, por analizat e bëra e kanë hedhur poshtë këtë teori.

Megjithatë, OBSH-ja ka paralajmëruar shtetet që të mos përdorin “pasaportat e imunitetit”, pasi kanë raportuar ndryshe nga Korea e Jugut se rreziku për një infektim të dytë është një rrezik real.

Në rang global janë infektuar 3,308,901 persona, 234,139 viktima dhe 1,042,995 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Virusi po‘bën kërdinë’ në Brazil, 1807 të infektuar gjatë orëve të fundit.

Vendi më i prekur në botë është Amerika. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 63,871 qytetarë dhe janë infektuar 1,095,304 të tjerë. Në Kinë situata paraqitet më e qetë. Në Itali deri më tani janë shënuar 27,967 viktima dhe në Spanjë kanë humbur jetën 24,543 qytetarë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota korea e jugut koronavirusi ne bote korea e jugut koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll