Art&Argëtim

‘Kujtimet më zgjojnë në djersë të ftohta’, Rona Nishliu përjeton ende tmerret e luftës

27 Mars 2019, 10:41 Nga DOSJA
‘Kujtimet më zgjojnë në djersë të ftohta’,

Ndër artistët kosovarë që kanë përjetuar tmerret e luftës në Kosovë, ka qenë dhe këngëtarja e njohur Rona Nishliu. Ajo ka ndarë një foto me ne ku ka bashkëngjitur një shkrim prekës për gjithë vuajtjet dhe humbjet e njerëzve të dashur që ka përjetuar.

Para pak ditësh ishte data përkujtimore e nisjes së bombardimeve nga forcat aleate të NATO-s ndaj bazës ushtarake serbe dhe shumë artistë të skenës kanë zgjedhur të ndajnë foto e momente të tmërreve që kanë përjetuar nga genocidi serb. Rona Nishliu është një ndër ato.

Ajo shkruan se ende i përjeton si makth vuajtjet dhe zgjohet e frikësuar dhe e mbushur në djersë nga kujtimet e dhimbsura të asaj kohe.

“Kjo ishte situate ime dhe e qindra mijëra bashkëqytetarëve të mi në Kosovë 20 vite më parë. Ndërgjegjja ime po kalon një process sistematik e të riprodhuarit kujtime nga lufta duke më kthyer atmosferën e saj çdo mbrëmje të shkurtit dhe marsit, në ëndrrat e mia. Shtëpi tek e cila ende nuk shkoj dot, familjarë që kanë ndërruar jetë, forcat militante serbe, rrënim, gjak, frikë, vuajtje. Të gjitha vijnë në ëndrrat e mia dhe zgjohem e mbuluar në djersë të ftohta. Eshtë e rëndësishme të kujtojmë të shkuarën që të mos përsëritet kurrë më. Paqe!”,-shkruan Rona Nishliu bashkëngjitur fotos me pamje nga lufta në Kosovë.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz këngëtarja kosove rikujton rona nishliu tmerret e luftës këngëtarja kosove rikujton rona nishliu tmerret e luftës

Sondazh

Poll