Art&Argëtim

Justin Bieber heq dorë nga muzika, shkak bëhet sëmundja e tij

26 Mars 2019, 18:03 Nga DOSJA
Justin Bieber heq dorë nga muzika, shkak bëhet sëmundja e tij

Në një postim në Instagram, këngëtari shpjegoi se ai i sheh mesazhet nga ndjekësit e tij duke shprehur dëshirën për një album të ri. Këngëtari i njohur shprehet se ka qenë i palumtur në turneun e tij të fundit dhe nuk dëshiron që t’u japë fansave të tij një imazh të tillë për më shumë kohë.

“Kam lexuar shumë mesazhe ku thoni se dëshironi një album …. Kam bërë turne gjithë adoleshencën time dhe në të 20-at e hershme … Kuptova, dhe siç ju e shihni, që kam qenë i pakënaqur në turneun e fundit dhe nuk e meritoj këtë, as ju nuk e meritoni, ju paguani para për të ardhur në një koncert të gjallë, energjik, argëtues dhe nuk isha në gjendje emocionale për t’jua dhënë këtë gjë në fund të turneut. Kam qenë në kërkim, kam gjykuar dhe gabuar si shumica prej nesh …. Unë jam tani shumë i përqendruar në rregullimin e disa prej çështjeve që kam të rrënjosura thellë, siç kanë shumica prej nesh, që të mos rrëzohem, që të  mund të mbështes martesën time dhe të jem babai që dua të jem. Muzika është shumë e rëndësishme për mua, por asgjë nuk vjen para familjes sime dhe shëndetit tim”.– shkruan Justin në foton e publikuar.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz heq dore nga muzika justin bieber heq dore nga muzika justin bieber

Sondazh

Poll