Art&Argëtim

Zbulim i ri/ Ilaçi që rigjeneron dhëmbët pa nevojën për t’i mbushur ato

27 Mars 2019, 09:18 Nga DOSJA
Zbulim i ri/ Ilaçi që rigjeneron dhëmbët pa nevojën

Tashmë mund t’i themi ‘stop’ mbushjes së dhëmbëve , me zbulimin e një ilaçi të quajtur Tideglusib. Ky medikament punon duke stimuluar qelizat burimore tek rrënjët e dhëmbëve, duke i siguruar një membranë të re me anë të rigjenerimit.

Tideglusib është një medikament i cili përdoret për të sëmurët me Alzhaimer, megjithatë zbulimet e fundit kanë treguar se ai është një rigjenerues shumë i mirë për dhëmbët. Dhëmbët e kanë aftësinë për t’u rigjeneruar por nuk mund ta bëjnë këtë kur janë të thyer deri thellë. Në këtë mënyrë e vetmja zgjidhje është Tideglusib, e cila krijon një shtresë mbrojtëse për dhëmbët.

Deri më tani, procedura është përdorur vetëm në dhëmbët e miut. Megjithatë, Profesor i Institutit të Stomatologjisë në Londër, në kolegjin King’s dhe autori kryesor Paul Sharpe tha për ‘The Telegraph’: “Përdorimi i kësaj droge që tashmë është testuar për sëmundjen Alzheimer ofron një mundësi reale për të marrë këtë trajtim dentar së shpejti në klinika”.

Marrë dhe përshtatur nga: The Futurism

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete dhëmbë rigjenerim shkencë tideglusib zbulim dhëmbë rigjenerim shkencë tideglusib zbulim

Sondazh

Poll