Art&Argëtim

‘Po të njihja do të bëja për vdekje para 1 milion njerëzve’, revoltohet keq Emina Çunmulaj(VD)

27 Mars 2019, 08:21 Nga DOSJA
‘Po të njihja do të bëja për vdekje para 1 milion

Rasti i Xhensila Myrtezaj ishte më i fundit, ku komenti që e quante vajzën e saj ‘me sindromën Down’ e preku shumë këngëtaren. Aq sa ajo bëri një replikë duke e uruar të shkojë në ‘ferr’.

Mirëpo mesa duket një rast i ngjashëm i ka ndodhur dhe modeles ë famshme me origjinë shqiptare, Emina Çunmulaj. Ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa video ku tregon gjithë mllëfin që i është krijuar nga ‘shpirtkëqinjt’ që fshihen pas profileve fallco dhe sjellin komente negative për fëmijët e saj. Kjo, për Eminën është e patolerueshme.

“Po mendoj seriozisht të heq qafe Instagramin, sepse çmendem fare dhe bëhem super protektive kur lexoj komente që kanë të bëjnë me fëmijët e mi. Me të drejtë jam ajo nënë që nëse do takoja dikë që do e dija si duket… sepse nëse fshihesh pas një profili të rremë.. dhe ndjen të thuash diçka shumë të keqe për fëmijët e mi, sepse e bën të ndihet mirë, vërtet, po ta dija kush je, para një million njerëzve do të të rrihja për vdekje. Do ta beja dhe nuk më plas sa i madh apo i vogel je, do të të rrihja për vdekje. Më vjen keq për ty, kushdo qofsh pas asaj maske, uroj t’i kesh ditë të trishtuara, ato që  të kanë mbetur, sepse këtë meriton thellë thellë është një pjesë tjetër e imja që ndjen keqardhje për ty, sepse ti nuk do ndihesh kurrë i lumtur, por sinqerisht sado që dua të them të mos jesh i lumtur, vërtet dua të ndihesh i lumtur sepse vetëm atëherë do mundesh të kuptosh që jeta nuk është aq e keqe dhe e mbushur me urrejtje si shpirti yt”,-ka thënë modelja Emina Çunmulaj, në videot e hedhura në InstaStory.

 

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz emina cunmulaj flasin keq për fëmijët e saj modele revoltohet emina cunmulaj flasin keq për fëmijët e saj modele revoltohet

Sondazh

Poll