Art&Argëtim

‘Fillova të ulërija, ti ishe mbrapsh’, Eli Fara uron vajzën përmes një postimi plot detaje

27 Mars 2019, 10:17 Nga DOSJA
‘Fillova të ulërija, ti ishe mbrapsh’, Eli Fara uron

Këngëtarja e njohur, Eli Fara ka uruar vajzën e saj Marinën, përmes një postimi në Instagram ku ka risjellë në vëmendje momentet e lindjes së vajzës dhe detaje gjatë proçesit kur ka sjellë në jetë Marinën.

Ajo ka postuar një kuti të qelqtë me trëndafila të bardhë me inicialet e vajzës, dhe bashkëngjitur shkruan urimin me shumë detaje që jo të gjithë zgjedhin t’i ndajnë publikisht.

“Në datën 26 mars të vitit që u linde ti Jeta ime, ndodhesha në maternitetin e Korçës, vizitat e njerëzve të afërm kishin mbaruar dhe unë rrija shtrirë në krevatin e një dhome që e ndaja me një tjetër zonjë që priste të sillte në jetë fëmijën e saj , në orën 20:30 ndjeva dhimbjet e para të lindjes.. u gëzova që më në fund do të shihja fytyrën tënde.. u tremba sepse asnjë njeri i afert nuk ndodhej pranë meje.. dhimbjet sa vinin e behëshin më të forta, fillova të ulërija.. ngrita spitalin në këmbë, mjeku që ishte roje atë natë më thoshte hajde merrja një këngë ! (Për shaka)në momentin e fundit më treguan që lindja ishte e vështirë sepse pozicioni jot ishte mbrapsht.. nuk i vura rëndësi, sido që të ishte ti do dilje prej meje.. dhe ndodhi rreth orës 2:30 të datës 27 mars,me një goxha prerje, m’u errën sytë, gjysëm e vetëdijshme dëgjova doli..vajzë. Prita e prita duke mu dridhur këmbët derisa të më qepnin.. Në mëngjes kur të mora në krahë harrova çdo gjë ..ndjesia ishte hyjnore, m’u ngroh i gjithë trupi, shpirti, zemra. Edhe 100 Marina ime!”,-shkruan Eli Fara në foton e postuar.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz detaje ditëlindje eli fara marina fara urim detaje ditëlindje eli fara marina fara urim

Sondazh

Poll