Art&Argëtim

‘Në Greqi ka racizëm’, mediat greke artikull për suksesin e këngëtareve shqiptare

27 Mars 2019, 09:53 Nga DOSJA
‘Në Greqi ka racizëm’, mediat greke artikull për

Media greke ka habitur, duke pranuar se shqiptarët emigrantë në Greqi, janë të detyruar ta mohojnë origjinën e tyre për arsye të paragjykimit.

Madje ‘Voice of Athens’ thekson faktin që nëpër botë, në vende të zhvilluara si SHBA dhe Britani të Madhe, shqiptarët nuk e mohojnë origjinën e tyre por e pohojnë me krenari atë.

‘Voice of Athens’ ka sjellë shembullin e tre këngëtareve shqiptare, që kanë arritur majat e karrierës së tyre nëpër botë, midis të tjerash, dhe faktin që ato e thonë me krenari origjinën e tyre nga Shqipëria.

Madje kanë publikuar dhe foto të Dua Lipës me postimet që ajo ka bërë në rrjete sociale, ku ka shprehur atdhetarizmin e saj.

Revista ka sjellë në vëmendje se si e kanë nisur karrierën, tre këngëtaret e famshme shqiptare, duke treguar detaje mbi jetën e tyre.

Sigurisht që racizmi i grekëve ndaj shqiptarëve është një fenomen i njohur, dhe fakti që një revistë e njohur greke ka pranuar disa gjëra reale, duke lartësuar shqiptarët, na bën të ndjehemi mirë!

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bebe rexha dua lipa racizëm revista greke rita ora the voice of athens bebe rexha dua lipa racizëm revista greke rita ora the voice of athens

Sondazh

Poll