Aktualitet

Bushati: Rama i vetmi politikan që nuk dorëhiqet edhe pse vendi në ngërç politik

27 Mars 2019, 07:57 Nga DOSJA
Bushati: Rama i vetmi politikan që nuk dorëhiqet edhe pse vendi

Tiranë-  Për ngërçin politik në vend, analisti Andi Bushati është shprehur se është pro zgjedhjeve të parakohshme pa Edi Ramën kryeministër.

Analisti i njohur në  rubrikën“Opinion” në News 24 ka deklaruar se Edi Rama është i vetmi politikan i lartë që nuk ka dhënë dorëheqjen asnjëherë në 21 vite. Ai përmendi se edhe Berisha apo Nano e kanë dhënë dorëheqjen, vetëm Rama nuk dorëhiqet.

Ne duhet të dimë se cilat janë prioritetet e Shqipërisë. Po na thuhet që prioritet i prioriteteve është reforma në drejtësi. Në vizionin tim kjo reformë në drejtësi me institucionet e zgjedhura po tregon se është një reformë që po pëson trysninë e ndikimin e një pushtetit autoritar. A kemi objektiv një reformë të pastër, atëherë hajde heqim pushtetin autoritar. Të shkohet drejt një qeveri teknike, me një program të caktuar dhe pastaj të shkohet në zgjedhje.
Shqipëria është futur në ngërç. Nuk njoh një politikan tjetër të lartë që nuk ka dhënë dorëheqjen, me Fatos Nano, me Sali Berisha. Kemi një politikan si Edi Rama që ka 21 vjet në pushtet dhe nuk jep dorëheqjen.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andi bushati edi rama ngërçi politik andi bushati edi rama ngërçi politik

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Mars 2019, 19:56

TIRANË- Policia ka shoqëruar 7 persona që morën pjesë në protestën e mbrëmjes së sotme në zonën e Astirit.Sipas banorëve të tjerë protestues të shoqëruarit...