Aktualitet

Gjirokastër/ Protesta e linjave të transportit, mbërrin Task-Forca e Tiranës, shoferi: Nuk ndalemi, udhëtarët po i mashtro

27 Mars 2019, 09:02 Nga DOSJA
Gjirokastër/ Protesta e linjave të transportit, mbërrin

GJIROKASTËR– Vijon edhe sot protesta e drejtuesve dhe shoferëve të linjave të transportit. Dosja.al mëson se në qytetin e Gjirokastrës ka mbërritur edhe Task-Forca e Tiranës për të monitoruar situatën.

Kjo situatë ka krijuar probleme edhe për udhëtarët të cilët nuk kanë se me çfarë të lëvizin.

Ne kemi vendosur që mos të tërhiqemi derisa qeveria t’i japë zgjidhje. Ne do bllokojmë edhe rrugën nacionale dhe do futemi deri në grevë urie. Njerëzit janë sorollatur, i mashtrojnë i hipin nëpër makina. Dy linjat e tjera vijojnë të punojnë pa kriter, ne i kemi me prova, me foto,”- u shpreh një nga shoferët.

Një ditë më parë, shoqëria e transportit “Argjiro” në Gjirokastër dhe shumë linja të tjera ndërprenë shërbimet  e tyre, pasi sipas drejtuesve konkurenca e pandershme po i çon drejt falimentit.

Ata shprehen të shqetësuar për faktin që janë shtuar linjat e shumta të transporteve që punojnë pa rkitere dhe marrin udhëtarë në vende të pacaktuara. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster protesta e linjave te transportit proteste ne gjirkaster task forca e tiranes gjirokaster protesta e linjave te transportit proteste ne gjirkaster task forca e tiranes

Sondazh

Poll