Aktualitet

Paralajmëron pedagogu Arlind Qori: Studentët do të jenë në revoltë permanente

27 Mars 2019, 08:03 Nga DOSJA
Paralajmëron pedagogu Arlind Qori: Studentët do të jenë

Pedagogu Arlind Qori, ka paralajmëruar një tjetër revoltë studnetore.

Këtë deklaratë ai e ka bërë me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se “Studentët do të jenë në revoltë permanente përderisa struktura jonë ekonomike kërkon pak punë konjitive. Dhjetëra mijërat që diplomohen çdo vit i pret papunësia, call center-i dhe emigrimi”.

Sipas Qorit, “Deri më sot partitë kanë përdorur administratën publike si valvulë shkarkimi të papunësisë intelektuale. Me mik, taraf e lista partie, administrata është e ngopur”.

Më tej ai sulmon kryeministrin Edi Rama, ndërsa thotë: “Ka edhe teveqelë që mendojnë se zgjidhja nuk gjendet te transformimi radikal i kësaj strukture, por në reduktimin e numrit të studentëve dhe kthimi te puna me parmendë. Mjerisht këta i kemi në krye të qeverisë”.

Postimi i plotë:

Studentët do të jenë në revoltë permanente përderisa struktura jonë ekonomike kërkon pak punë konjitive. Dhjetëra mijërat që diplomohen çdo vit i pret papunësia, call center-i dhe emigrimi. Deri më sot partitë kanë përdorur administratën publike si valvulë shkarkimi të papunësisë intelektuale. Me mik, taraf e lista partie, administrata është e ngopur. Vetëm një në dhjetëra militantë partie mund të ushqejë shpresë reale për vend pune në administratë. Të tjerët, sigurisht, shohin në ëndrra gjellë pasanikësh.

Ka edhe teveqelë që mendojnë se zgjidhja nuk gjendet te transformimi radikal i kësaj strukture, por në reduktimin e numrit të studentëve dhe kthimi te puna me parmendë. Mjerisht këta i kemi në krye të qeverisë.

Kujtojmë se studentët u ngritën në protestë më datë 5 dhjetor, ku kërkonin plotësimin e 8 kërkesave të tyre, të cilave më pas do u shtohej edhe ajo për anulimin e ligjit ‘Për Arsimin e Lartë’. Mes kërkesave të tyre ishte ulja e tarifave të studimit apo dhe përmirësimi i kushteve të konvikteve. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arlind qori qeveria teveqele revolta studentore arlind qori qeveria teveqele revolta studentore

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Mars 2019, 19:56

TIRANË- Policia ka shoqëruar 7 persona që morën pjesë në protestën e mbrëmjes së sotme në zonën e Astirit.Sipas banorëve të tjerë protestues të shoqëruarit...