Art&Argëtim

Aktori i famshëm akuzohet për sulm racist dhe homofobi, gjykata del në mbrojtje të tij

26 Mars 2019, 17:45 Nga DOSJA
Aktori i famshëm akuzohet për sulm racist dhe homofobi, gjykata del

CHICAGO-  Aktori i njohur i filmit ‘Empire’,  Jussie Smollett u akuzua pë sulm racist dhe homofobi , por gjykata i hodhi poshtë të gjtiha akuzat.

Avokatët e Smollett, Tina Glandian dhe Patricia Brown Holmes thanë në një deklaratë se dosja e Smollett është “pastruar”. Smollett u akuzua për 16 akuza kriminale lidhur me një raportim të rremë. Prokurorët kanë thënë se aktori ka gënjyer gjatë raportimit të tij  tek autoritetet se ai ishte sulmuar rreth orës 2 në 29 janar në qendër të qytetit, pasi ai kishte dëshmuar se nuk ishte i kënaqur me rrogën e  tij.

Smolett, në filmin ‘Empire’ luan karakterin homoseksual, Jamal Lyon në filmit më të ndjekur që lidhet me historinë e një familje zezakësh që duan të rrisin biznesin e tyre në industrinë e filmave.

“Ai ishte një viktimë që u përgojua dhe u shfaq si kriminel për shkak të vërejtjeve të rreme dhe të papërshtatshme që u bënë për publikun duke shkaktuar një nxitim të papërshtatshëm ndaj gjykimit. Jussie dhe shumë të tjerë u lënduan nga këto veprime të padrejta dhe të pajustifikuara. E gjithë situata është një kujtesë se kurrë nuk duhet të vërtetohet një çështje në gjykatën e opinionit publik”,- u shprehën avokatët e aktorit gjatë seancës gjyqësore.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz akuzat per aktorin jussie smallett akuzat per aktorin jussie smallett

Sondazh

Poll