Bota

Rekord rastesh të reja në Rusi/ Infektohen 7.933 persona nga Covid-19, vdesin 96 të tjerë

1 Maj 2020, 10:09 Nga DOSJA
Rekord rastesh të reja në Rusi/ Infektohen 7.933 persona nga Covid-19,

RUSI– Rusia është një ndër vendet që nuk u prek fillimisht nga Covid-19, por në dy javët e fundit situata është përkeqësuar shumë. Në  vend është rritur si numri i të infektuarëve  ashtu edhe ai i të vdekurëve nga virusi.

Ditën e sotme autorietet ruse kanë raportuar numrin më të lartë të rasteve të reja brenda një dite, ku janë infektuar të paktën 7.933 persona të tjerë.

Ky numër rekord e ka çuar numrin e përgjithshëm të të sëmurëve në  114.431.

Numri zyrtar i viktimave në mbarë vendin u rrit në 1,169 pasi 96 pacientë  me Covid-19 vdiqën në 24 orët e fundit, ka bërë me dije  Qendra e reagimit ndaj krizave koronavirus të Rusisë.

Në rang global janë infektuar 3,308,901 persona, 234,139 viktima dhe 1,042,995 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Virusi po‘bën kërdinë’ në Brazil, 1807 të infektuar gjatë orëve të fundit. Vendi më i prekur në botë është Amerika. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 63,871 qytetarë dhe janë infektuar 1,095,304 të tjerë. Në Kinë situata paraqitet më e qetë. Në Itali deri më tani janë shënuar 27,967 viktima dhe në Spanjë kanë humbur jetën 24,543 qytetarë.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi koronavirusi ne rusi

Sondazh

Poll