Bota

Protestuesit e armatosur futen brenda Parlamentit, ligjvënësit në Miçigan vendosin për lehtësimin e masave ndaj Covid-19 (

1 Maj 2020, 09:57 Nga DOSJA
Protestuesit e armatosur futen brenda Parlamentit, ligjvënësit në

MIÇIGAN– Protestuesit, disa të armatosur, mblidhen brenda kapitolit të shtetit të Miçiganit. Qindra protestues, disa të armatosur, u mblodhën brenda kapitolit të shtetit të Michigan të enjten ndërsa ligjvënësit e shtetit debatuan për kërkesën e guvernatorit Demokratik për të zgjatur fuqitë e saj emergjente për të luftuar koronavirus.

Ditën e djeshme  janë zhvilluar protesta masive në Miçigan, SHBA ndërkohë që në Parlament po flitej për situatën e Covid-19. Ndërkohë protestuesit të armatosur kanë kërkuar nga ligjvënësit që të rrëzonin kërkesën e Guvernatores Gretchen Ëhitmer për të zgjatur gjendjen e emergjencës.

Nga raportimi i mediave të huaja dallohet qartë që situata ishte dramatike,sa ligjëvënësit u detyruan të vishnin jelekë antiplumb pasi brenda Parlamentit u futën protestuesit e armatosur.

Protestuesit, të cilët nuk po mbanin maska, qëndronin vetëm pak centimetra larg efektivëve të Policisë së Shtetit. Kjo protestë e quajtur “Atdhetari amerikan” është organizuar nga një shoqatë lokale, pjesëtarët e të cilës mbanin gjithashtu pankarta në  mbështetje të Presidentin Donald Trump dhe kundër guvernatores Ëhitmer.

Ndërkohë përfaqësuesit e kongresit të shtetit ku shumica prej tyre ishin republikanë, në fund vendosën të mbështesnin kërkesën e protestuesve dhe të votonin kundër zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme. Megjithatë është kërkuar respektimi i rregullave të higjenës dhe distancimit social pavarësisht lehtësimit të masave.

Burimi:  Theguardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba protesta ne miçigan koronavirusi ne shba protesta ne miçigan

Sondazh

Poll