Bota

“Ike shumë shpejt”, dalin fotot e ushtarëve që u zhdukën në brigjet greke, prindërit përlotin rrejtin, kryeministri T

1 Maj 2020, 09:34 Nga DOSJA
“Ike shumë shpejt”, dalin fotot e ushtarëve që u

KANADA– Personat që po shikoni në foto janë gjashtë ushtarët, pjesë e Forcave të Armatosura të Kanadasë, të cilët, humbën jetën pas rrëzimit të helikopterit në brigjet e Greqisë, një ditë më parë.

Deri më tani është gjetur efektivja Abbigail Cowbrough, ndërsa pesë të tjerët rezultojnë ende të zhdukur dhe janë: Matthew Cousins, Kevin Hagen, Ian macdonald, Maxime Miron-Morin dhe Matthew Pyke.

Reuters shkruan se kryeministri kanadez , Justin Trudeau i ka cilësuar si heronj.

 “Të gjithë janë heronj. Secili prej tyre do të lërë një boshllëk që nuk mund të plotësohet,“- tha kryeministri, Justin Trudeau kanadez në një konferencë shtypi.

Shkaku i këtij aksidenti është i panjohur. Të dhënat e avionëve dhe regjistruesit e zërit janë gjetur,”– tha Ministri i Mbrojtjes Harjit Sajjan.

Gjenerali Jonathan Vance, Shefi i Shtabit të Mbrojtjes, tha se kishte një “fushë të mbushur me mbeturina”, në një zonë të detit Jon, ku u rrëzua helikopteri.

Ne nuk do të lëmë asnjë gur të paprekur, për kërkimin e të mbijetuarve”, i tha Sajjan, Reuters në një intervistë telefonike. “Për fat të keq kjo është një ngjarje e rëndë dhe një shembull tjetër i rreziqeve me të cilat përballen gratë dhe burrat e ushtrive çdo ditë.”

Nëna e efektives Abbigail, të cilës iu gjet trupi shkruantë në Facebook:  Asgjë nuk mund ta zëvendësojë atë!

Unë jam i thyer dhe i dërrmuar” shkroi Shane Cowbrough, babai i Abbigail, në Facebook. “Nuk kam fjalë. Më bëre përgjithmonë krenar. Unë do të të dua gjithmonë, dhe do të më mungosh në çdo moment. Ti je drita e ndritshme në jetën time, që iku shumë shpejt.”

Ngjarja e rëndë ndodhi një dy netë më parë. Një helikopter i Forcave të Armatosura të Kanadasë, me gjashtë persona në bord u rrëzua në brigjet e Kefalonisë në Greqi. Ngjarja ndodhi pak para orës 21:00, teksa helikopteri, pjesë e NATO-s, ishte nisur të kryente një operacion patrullimi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota greqi rrezohet helikopteri kanadez greqi rrezohet helikopteri kanadez

Sondazh

Poll