Bota

Sindikatat në Greqi mbajnë mitingje të heshtura në Ditën e Punës, mijëra protestues respektojnë distancën me njeri–tj

1 Maj 2020, 11:09 Nga DOSJA
Sindikatat në Greqi mbajnë mitingje të heshtura në

GREQI– Ditën e sotme Sindikatat në Greqi u mblodhën për mitingjet e tyre vjetore të 1 Majit, të Ditës së Punës në qendër të Athinës, pavarësisht rregullave të vendosura si shkak i përhapjes së koronavirusit.

Përpara mitingjeve, shihet që të gjithë organizatorët mbanin nga një shall të kuq dhe vendosnin shenja rrugore duke treguar distancat e duhura që protestuesit duhet të respektojnë.

Sindikata më e madhe e sektorit privat të Greqisë GSEE u bëri thirrje organizatave të saj anëtare, që të zhvillojnë aktivitete përkujtimore duke iu përmbajtur rregullave të sigurisë.

I njëjti  mesazh u bë jehonë nga Partia Komuniste e Greqisë dhe bashkimi i saj i lidhur PAME.

Ndërkohë policët do të vendosen në qendrën e Athinës për të dhënë rekomandime nëse nuk mirëmbahen distancat e sigurisë. Qeveria u kishte kërkuar sindikatave që t’i shtynin mitingjet publike për më shumë se një javë, duke përmendur rrezikun që u kanoset nga Covid-19.

Kujtojmë që në total  prej fillimit të shpërthimit të virusit e deri më tani, Greqia ka rregjistruar  140 viktima dhe  2,591 të infektuar. Por mëgjithatë qeveria greke ka marrë masat se vendi do të  rihapet, madje do të ketë edhe sezon turistik, ku çdo pushues që preferon Greqinë për pushimet e verës duhet të paraqitet me ‘pasaportën e shëndetësisë.’

Burimi: ekathimerini

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi greqi

Sondazh

Poll