Spanja ‘sheh dritë’/ Vdesin 281 pacientë me Covid-19 në 24 orët e fundit, shkon në 24.824 numri i viktimave
1 Maj 2020, 10:18Nga DOSJA
SPANJË– Të paktën 281 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit si shkak i koronavirusit në Spanjë, duke e çuar në total 24.824 numrin e viktimave që nga fillimi i shpërthimit.
Krahasuar me një ditë më parë shifra ditore e vdekjeve sheh një rritje të lehtë, pasi dje u shënuan 268 të vdekur ndërsa sot 281. Megjithatë situata është më e qetë sesa javët e kaluara, ku vendi po përgatitet për fazën e parë të strategjisë së daljes nga bllokimi.
Ditën e nesërme njerëzit e të gjitha moshave do të lejohen të ushtrojnë për herë të parë ushtrime dhe vrap pas shtatë javësh në izolim. Ndërsa një javë më parë fëmijët u lejuan të luanin e të dilnin jashtë shtëpisë, pasi shoqëroheshin nga një i rritur.
Barcelona ka hapur gjysmën e parqeve të saj dhe ka mbyllur 44 rrugë për trafik në mënyrë që të lehtësojë distancimin shoqëror. Spitali i përkohshëm, i cili u hap për luftën kundër virusit, kishte 5,500 shtretër. Nga mijëra pacientë me koronavirus që u pranuan 98% e tyre mbijetuan.
Në një vlerësim të përkohshëm të ndikimit ekonomik të krizës shëndetësore, qeveria vlerëson se PBB-ja e Spanjës do të bjerë me 9.2% këtë vit. Ministrat thanë se virusi deri më tani i ka kushtuar kombit 139 miliardë euro.
Në rang global janë infektuar 3,308,901 persona, 234,139 viktima dhe 1,042,995 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Virusi po‘bën kërdinë’ në Brazil, 1807 të infektuar gjatë orëve të fundit. Vendi më i prekur në botë është Amerika. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 63,871 qytetarë dhe janë infektuar 1,095,304 të tjerë. Në Kinë situata paraqitet më e qetë. Në Itali deri më tani janë shënuar 27,967 viktima dhe në Spanjë kanë humbur jetën 24,543 qytetarë.
RUSI– Rusia është një ndër vendet që nuk u prek fillimisht nga Covid-19, por në dy javët e fundit situata është përkeqësuar shumë. Në vend është rritur si numr...
KANADA– Personat që po shikoni në foto janë gjashtë ushtarët, pjesë e Forcave të Armatosura të Kanadasë, të cilët, humbën jetën pas rrëzimit të helikopterit në ...
ITALI– Në mes të krizës së koronavirusit në Itali, opozita në vend dhe kreu i së djathtës Matteo Salvini ka ‘pushtuar’ parlamentin në shenjë proteste.Mediat e...
KINË– Një rrugë ushqimore kineze e cila shet akrepa, shumëkëmbësha dhe insekte të tjera të skuqura, është rihapur pas mbylljes për 70 ditë nga shpërt...
Kosovë-Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar një kërkesë, që të zhvillohet më 2 maj një seancë e jashtëzakoshme në Kuvend për të votuar qeverinë e re. Kësht...
Njerëzimi vijon luftën me koronavirusin. Sipas të dhënave më të fundit, aktualisht në botë janë të infektuar 3,342,375 qytetarët dhe janë shënuar 235,965 vi...
Gjermani- Qeveria federale në Gjermani, po planifikon që të hapë shkollat në të gjithë vendin, qendrat e kujdesit ditor dhe ambientet sportive. Mediet gjermane ...
Joe Biden, kandidati potencial i demokratëve për garën për president të SHBA-së pritet të flasë për herë të parë të premten duke adresuar personalisht akuzën e ...
SHBA- Agjencitë amerikane të inteligjencës po hedhin poshtë të paktën një teori në lidhje me origjinën e koronavirusit, duke thënë se provat tregojnë se virusi ...