Bota

Ulen vdekjet në Britaninë e Madhe/ 473 viktima në 24 orët e fundit, shkon në 22.852 numri total i të vdekurëve

30 Prill 2020, 13:42 Nga DOSJA
Ulen vdekjet në Britaninë e Madhe/ 473 viktima në 24 orët e

BRITANI E MADHE–Brenda një dite kanë humbur jetën 473 persona në Britaninë e Madhe duke e çuar në 22.22.852 numrin e përgjithshëm të viktimave nga virusi.

Kujtojmë që ditën e djeshme autoritetet vendase raportuan 601 viktima nga koronavirusi, por ulja e sotme tregon se edhe në Britani situata e virusit po shkondrejt përmirësimit ashtu sikurse po ndodh në Itali dhe Spanjë.

Me rritjen ne sotme numri i të vdekurëve nëpër spitale ka shkuar në 22,852. Kjo pasi Anglia sot regjistroi  391 vdekje në spital. Skocia raportoi 60 vdekje, ndërsa 22 viktima u regjistruan në Uells. Irlanda Veriore ende nuk ka publikuar bilancin për ditën e sotme.

Qeveria do të njoftojë një numër të konsiderueshëm më të lartë sot pasi Departamenti i Shëndetësisë po numëron edhe vdekjet në shtëpi apo azile, që deri më tani nuk janë marrë parasysh dhe nuk janë regjistruar si vdekje nga Covid-19.

Burimi: METRO 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll