Bota

‘Askush nuk e beson nëse nuk e provon në lëkurën e tij.’  56-vjeçari kthehet në shtëpi pas 40 ditësh në spital, mo

30 Prill 2020, 13:18 Nga DOSJA
‘Askush nuk e beson nëse nuk e provon në lëkurën e

ITALI– Me përhapjen e koronavirusit kanë vdekur mbi 200 njerëz, ndërsa me mijëra të tjerë janë ende në spitale, ku po marrin trajtimin e duhur për t’ia dalë në këtë luftë të egër me Covid-19.

Shumë pacientëve me virus u është dashur të qëndrojnë për një kohë të gjatë në spital derisa të shërohen plotësisht. Kështu ka ndodhur edhe me një 56-vjeçar italian, i cili është kthyer në shtëpinë tij pas 40 ditë qëndrimi në spital, deri në momentin kur mposhti Covid-19.

56-vjeçari Marco Barbieri me profesion taksist tregon se ifektimi nga Covid-19 ishte një betejë rraskapitëse, ndërkohë shton se ai për 40 ditë nuk ka pasur pranë as familjen e tij.

Në një video të publikuar nga mediat e huaja shihet se familjarët kanë vrapuar për ta përqafuar 56-vjeçarin, një moment mjaft prekës që më pas është shoqëruar edhe me duatrokitjet e fqinjëve nga distanca.

Videoja është publikuar nga e bija e pacientit të shëruar në rrjetet sociale, e cila krahas videos ka shkruar: Përsa kohë që nuk e provoni në lëkurën tuaj, nuk besoni se koronavirusi mund t’ju prek. Ky është babai im, një luftëtar.

Burimi: LaRepubblica

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll