Bota

Koronavirusi po bën që industria e modës të përballet me një ‘krizë ekzistenciale’

30 Prill 2020, 13:02 Nga DOSJA
Koronavirusi po bën që industria e modës të përballet

TIRANË– Në një kohë të tillë sikurse janë mbyllur miëjra biznese në mbarë botën edhe shtëpitë më të modës nëpër botë izoluan punëtorët dhe ndaluan punën.  Tashmë që ka kaluar gati 4 muaj nga shpërthimi Covid-19 në Wuhan të Kinës e në mbarë botën duket asgjë s’ka shkuar mirë as për industrinë e modës.

Jemi në stinën kur koleksionet duhet të ndryshonin dhe të gjithë do kishin rendur nëpër dyqne për të blerë rroba të stinës së verës, nëse nuk do të ishin të karantinuar si shkak i virusit.

Pavarësisht uljes prej 35% që u bë për veshjet në muajin mars, shumica e popullsisë në botë aktualisht nuk është në gjendje të bëjë blerje të reja.

“Askush nuk dëshiron të blejë rroba për të qëndruar në shtëpi.”– u shpreh shefi ekzekutiv i kompanisë së veshjeve ‘Next’ Simon Wolfson muajin e kaluar.

Si shumë industri të tjera edhe ajo e modës është ndikuar negativisht nga Covid-19 në çdo nivel, prodhimi ka ndaluar, shitësit me pakicë janë mbyllur dhe kërkesa ka rënë.
“Koronavirusi i ri ka krijuar një krizë të vërtetë ekzistenciale për industrinë e modës.

Kjo është një industri cila është akoma pothuajse e varur nga një pakicë fizike. Më shumë se 80% e fitimeve në industrinë e modës janë nga dyqanet fizike,” thotë Imran Amed, themeluesi dhe CEO i “Business of Fashion”.

Por kur shitjet jan në nivelin më të ulët që bota ka parë ndonjëherë , ngrihet pyetja se çfarë do të ndodhë me stokun ekzistues të rrobave që gjenden në dyqane dhe depo.
“Në dallim nga ushqimi ose disa ilaçe, produktet e modës nuk zhduken. Por dalin jashtë mode.”- ka shkruar “The Economist”.

“Do të shohim një valë falimentimesh dhe falimentimesh ndërsa viti vazhdon. Kjo është kriza më e madhe me të cilën industria moderne është përballur ndonjëherë.”– është shprehur Amed.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote wuhan koronavirusi ne bote wuhan

Sondazh

Poll