Bota

Koreja e Jugut nuk raporton asnjë rast të ri të Covid-19, që nga 29 shkurti

30 Prill 2020, 11:28 Nga DOSJA
Koreja e Jugut nuk raporton asnjë rast të ri të Covid-19, që

KORE E  JUGUT– Sot është dita e parë që Koreja e Jugut nuk ka raportuar asnjë rast të ri të Covid-19 që prej 29 shkurtit.

Lajmi është bërë me dije nga Qendrat e Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC).

KCDC raportoi katër infeksione të reja, por të gjitha rastet janë të importuara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 10.765.

Ndërkohë që prej fillimit të shpërthimit e deri më tani, numri i vdekjeve ka shkuar në 247.

Kjo vjen një ditë pasi parlamenti i Koresë së Jugut miratoi paketën e dytë shtesë të qeverisë për këtë vit për të financuar pagesat në para të premtuara për të gjitha familjet në mes të krizës së Covid-19.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne kore te jugut koronavirusi ne kore te jugut

Sondazh

Poll