Bota

Me mbi 27 mijë viktima nga koronavirusi, Italia hyn në recesion pas tremujorit të parë të tkurrjes

30 Prill 2020, 12:00 Nga DOSJA
Me mbi 27 mijë viktima nga koronavirusi, Italia hyn në recesion pas

ITALI– Italia është vendi më i goditur në Europë nga virusi, ku deri më tani kanë vdekur mbi 27 mijë njerëz dhe janë infektuar mbi 200 mijë të tjerë.

Mediat e huaja shkruajnë për lajme zhgënhyese nga Eurozona, pasi edhe Italia i është bashkuar Francës në recesion, sepse ka pësuar rënien e saj më të keqe pas shumë dekadash.

PBB-ja italiane u tkurr me 4.7% në tre mujorin e parë të vitit 2020, tregojnë shifrat e reja nga ISTAT.

Këto janë raportet më të këqia që nga viti 1995, duke treguar që masat e bllokimit të koronavirusit të zbatuar javët e fundit kanë pasur një ndikim shumë të dëmshëm në ekonominë vendase.

Ndërsa sot kryeministri italian Conte njoftoi se lehtësimi i masave do duhet të vijë gradualisht në bazë të situatës që po kalon secili prej rajoneve.

Një repart për Covid-19 në Milano u zbras edhe u mbyll, ndërsa të hënën në spitalin e Bergamos, qyteti më i prekur nga virusi,  dhomat e urgjencës janë boshatisur. Ndërkohë kryeministri Conte ka bërë me dije në një nga konferencat e tij të përditshme se Italia do të futet në fazën e dytë të virusit më datë 4 maj, por edhe atëherë kur vendi të rihapet qytetarët duhet të ndjekin rregullat për t’u mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës. Në Itali janë hapur disa dyqane si libraritë, kancelaritë dhe dyqanet me rroba për fëmijë. Ndërkohë autoritetet kanë bërë thirrje që të gjithë ata persona që rikthehen në punë, duhet t’iu përmbahen rregullave në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre nga Covid-19.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota italia hyn në recesion koronavirusi ne itali italia hyn në recesion koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll