Bota

Pamje tronditëse/ Shkelma në kokë e trup, polici dhunon rëndë adoleshentin 15-vjeçar në Britaninë e Madhe (VD)

30 Prill 2020, 11:16 Nga DOSJA
Pamje tronditëse/ Shkelma në kokë e trup, polici dhunon

BRITANI E MADHE– Ky është një moment tronditës kur një polic është rregjistruar duke goditur rëndë me këmbë e me duar një djalë 15-vjeçar në rrugë.

Oficeri, emri i së cilit ende nuk është bërë i ditur shihet në video duke dhunuar barbarisht adoleshentin 15-vjeçar, duke e goditur në kokë dhe në trup. Ndërkohë sipas një dëshmitari thuhet se ishte e panevojshme që polici të dhunonte të riun.

Mësohet se incidenti ka ndodhur në Birmingham pasi adoleshentit iu kërkua të ndalonte të kontrollohej për për drogë më datë 21 prill.

Policia në ‘West Midlands’ tha që ata nuk e kanë pezulluar oficerin, por e larguan atë nga detyra që kishte aktualisht, ndërkohë është në pritje të një hetimi.

Një dëshmitar tha: Unë u trondita plotësisht nga sjellja e oficerit. Ai e goditi rëndë pa qenë aspak e nevojshme, madje është edhe krejtësisht e palejueshme.

Burimi: METRO 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota birmingham britani e madhe birmingham britani e madhe

Sondazh

Poll