Bota

Po përhapet me shpejtësi/ OBSH: Mjekët po studiojnë lidhjen mes një sëmundje të rrallë inflamatore dhe Covid-19 te fëmi

30 Prill 2020, 12:23 Nga DOSJA
Po përhapet me shpejtësi/ OBSH: Mjekët po studiojnë lidhjen

BRITANI E MADHE– Në një kohë që bota po përballet me situatën e rëndë të krijuar nga koronavirusi prej të paktën 4  muajsh, në disa shtete javën e fundit është përhapur një sëmundje tek fëmijët, e quajtur Kawasaki.

Prandaj zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit po hetojnë për këtë sëmundje që është shfaqur  si një ndërlikim i mundshëm i infeksionit koronavirus te fëmijët e vegjël.

Raste të tilla janë  konfirmuar në Spanjë, Itali por edhe në Britaninë e Madhe.

“Vetëm gjysma e këtyre fëmijëve testuan pozitivisht me koronavirus.”- tha Adam Finn, profesor i pediatrisë në Universitetin e Bristol-it dhe kryetar i Grupit Evropian të Këshillimit Teknik të OBSH-së në Evropë.

“Ky mund të jetë një ndërlikim i vonë i infeksionit, por e gjithë kjo është spekulim në këtë pikë. Madhësia dhe natyra e saktë e këtij problemi është vetëm fillimi i shfaqjes.”- shtoi Finn.

Ndërsa koordinatori i urgjencave shëndetësore për Rajonin Evropian të OBSH-së, Dr. Dorit Nitzan deklaroi se në këtë rast shihet se ka një lidhje të mundshme mes këtij lloji të sindromës inflamatore dhe Covid-19

“Ne po shohim së bashku me rrjetin tonë klinik dhe pediatërit në rajonin evropian dhe në Amerikë për lidhjen e mundshme ose një lloj shoqërimi midis këtij lloji të sindromës inflamatore dhe Covid-19. Ne do të dalim me rezultatet dhe lajmet e reja sapo t’i kemi ato.”– tha Dr. Dorit Nitzan.

Burimi: WSJ 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kawasaki koronavirusi ne bote kawasaki koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll