Bota

Vendi më i goditur në Europë/ Kryeministri i Italisë kërkon lehtësimin e masave të Covid-19 sipas situatës së çdo rajo

30 Prill 2020, 10:53 Nga DOSJA
Vendi më i goditur në Europë/ Kryeministri i Italisë

ITALI– Italia është shteti më i goditur në Europë nga Covid-19, ku numri i të vdekurëve ka shkaur mbi 27 mijë që prej fillimit të shpërthimit të virusit.

Ndërkohë ditën e sotme kryeministri italian Giuseppe Conte deklaroi se ai do t’i lehtësojë gradualisht kufizimet kundër koronavirusit në vend, duke marrë parasysh ndryshimet në nivelet e infeksionit në rajone të ndryshme të vendit.

Gjatë një fjalimi në Parlamentin italian Conte tha se një paketë e re stimuluese për të mbështetur ekonominë, e cila do të paraqitet brenda disa ditësh, do të përfshijë 15 miliardë euro (16.3 miliardë dollarë) për kompanitë dhe 25 miliardë direkt për pagat e punonjësve dhe të vetëpunësuarit.

Por bllokimi i vendit prej datës 9 mars do të ‘skadojë’ më datë 4 maj në marrëveshje me autoritetet vendore, por për çdo lëvizje do të bëhet duke marrë parasysh rajonet ku situata epidemiologjike është më e rënduar, tha Conte.

Megjithatë kryeministri Italian i paralajmëroi rajonet në të gjithë territorin italian që të mos lehtësojnë kufizimet në mënyrë të njëanshme, pa marrë edhe sugjerimin e ekspertëve apo Qeverisë.

Një repart për Covid-19 në Milano u zbras edhe u mbyll, ndërsa të hënën në spitalin e Bergamos, qyteti më i prekur nga virusi,  dhomat e urgjencës janë boshatisur. Ndërkohë kryeministri Conte ka bërë me dije në një nga konferencat e tij të përditshme se Italia do të futet në fazën e dytë të virusit më datë 4 maj, por edhe atëherë kur vendi të rihapet qytetarët duhet të ndjekin rregullat për t’u mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës. Në Itali janë hapur disa dyqane si libraritë, kancelaritë dhe dyqanet me rroba për fëmijë. Ndërkohë autoritetet kanë bërë thirrje që të gjithë ata persona që rikthehen në punë, duhet t’iu përmbahen rregullave në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre nga Covid-19.

Burimi: Corriere

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota guissepe conte koronavirusi ne itali guissepe conte koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll