Aktualitet

“Kemi një muaj e gjysmë mbylluar, asnjë lekë”, punëtorët e fasonerisë në Vlorë kërkojnë pagën e luftës,

30 Prill 2020, 12:45 Nga DOSJA
“Kemi një muaj e gjysmë mbylluar, asnjë lekë”,

VLORË- Punëtorët e një fasonerie në Vlorë kanë dalë në protestë dhe kërkojnë pagën e luftës.

Ata shprehen se fabrika ku janë punësuar, që është në pronësi të një italiani, ka një muaj e gjysmë e mbyllur dhe për rrjedhojë duan pagën e luftës, por deri më tani, nuk kanë marrë asgjë.

Duam ta dimë nga vjen ky problem, nga fabrika, nga ekonomistja apo nga shteti. Nuk po fajësojmë askënd, por disa punëtorë kanë lënë punën për arsye ekonomike se është mbyllur fabrika për shkak të COVID-19. Shumica  e puntorëve që janë këtu është se fabrika është mbyllur, ndërkohë që figurojnë në punë. Tani ta dimë dhe në çfarë të bëjmë? Jemi me qira… Vërtetë i ri jam dhe nuk kam nevojën e askujt, ndihmë ekonomike apo asistence, nuk dua t’ia di për këto gjëra, thjeshtë të punojmë.

Kam një muaj e gjysmë që qëndroj në shtëpi, ndërsa prej dy javësh kam filluar punë. Për arsye se zdo rrija në shtëpi e të prisja zgjidhje sepse jemi nevojtarë. Fabrika është hapur, pavarësisht se me probleme, unë kam bërë shkëputjen se doja të punoja,”-thotë një punëtor, për Report TV.

“Jam me burrë të sëmurë, me fëmijë të vegjël, pa bukë. Jemi dy vete në ndërmarrje ku do shkojmë të hamë. Këtu janë 400 punëtorë, të zgjidhen 30 veta nuk e kuptoj. Jam punëtore prej 25 vitesh, të më japë shteti një zgjidhje. Këta më thonë me shko te tatimet,“-shprehet një tjetër.

Edhe tregtarët e tregut industrial në Berat kanë dalë ditën e sotme në protestë, dhe kërkojnë pagën e luftës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne vlore proteste ne vlore

Sondazh

Poll